Miqtë e ngushtë Xhoni dhe Frenki duhet të bëjnë tre vrasje brenda ditës që të mund të dalin në pension. Por dita dhe çështjet dalin më të ndërlikuara seç mendojnë.
Kur i vrasin të vëllanë, Marku, oficer policie në Departamentin e Policisë në Los Anxheles, largohet nga qyteti për në ishullin ku është rritur. Duke kërkuar përgjigje dhe hakmarrje, shpejt e gjen veten në një betejë të përgjakshme me biznesmenin e korruptuar te ishullit, që e ka zaptuar parajsën e fëmijërisë së tij.
Pasi gruaja e tij detyrohet të japë 40 vite të jetës së saj si pagesë për një borxh sigurimi, një burrë kërkon dëshpërimisht një mënyrë për t'i rimarrë.
Një operativ amerikan i cili pësoi humbje të kujtesës për shkak të torturave të rrëmbyesve të tij, zvarritet përsëri në botën vdekjeprurëse të spiunëve kur një kolege e tij humbet. Për ta gjetur, duhet të përdorë aftësitë që ka, por për të zbuluar të vërtetën, duhet të kujtojë të kaluarën.
Stone është një agjente e shërbimit sekret. Në një pikë, ajo mbetet e vetme përballë humbjes së asetit më të vlefshëm të organizatës së saj të fuqishme paqeruajtëse, i cili mund të shndërrohet në armën më të rrezikshme për botën.
Një rekrut i ri në një agjenci misterioze vrasësish e gjen veten në situatë të vështirë në misionin e parë, kur duhet të gjurmojë një grup të rrezikshëm trafikantësh të qenieve njerëzore.
Miles Morales katapulton nëpër Multivers, ku ai ndeshet me një ekip Spiderash të ngarkuar me mbrojtjen e ekzistencës së multiversit. Kur heronjtë përplasen me njëri-tjetrin se si të trajtojnë një kërcënim të ri, Miles duhet të ripërcaktojë se çfarë do të thotë të jesh hero.
Një ish-ushtarak, tashmë kontraktor i lirë, punësohet për të kapur një armë që i kthen njerëzit në vrasës të egër. Shumë shpejt, puna me pagesë bëhet çështje personale, kur vëllai i tij bie viktimë e kësaj arme.
Pas vdekjes së vëllait të tij më të madh, Subashit, i cili punonte për Agjencinë e Kërkimit dhe Analizës, Xhei niset të zbulojë të vërtetën, e cila e çon atë në një komplot në lidhje me një kërcënim të mundshëm të sulmit bërthamor ndaj vendit.
Hongo Takeshi zgjohet dhe zbulon se është transformuar në një karkalec-hibrid siborg. Duke u bërë Motoçiklisti i Maskuar, ai duhet të luftojë organizatën e keqe misterioze SHOCKER për të mbrojtur të gjithë njerëzimin.
Duke marrë situatën nën kontroll, detektivi Bob Hightower përpiqet të depërtojë në një kult për të shpëtuar vajzën e tij të rrëmbyer dhe për t'u hakmarrë për vrasjen e ish-gruas së tij.
I detyruar të shoqërojë në timon një pasagjer misterioz nën kërcënimin e armës, një burrë e gjen veten në një lojë mes jetës dhe vdekjes, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Gjatë evakuimit të punonjësve të një rafinerie nafte në shkretëtirë, autobusët sulmohen nga mercenarët që synojnë të marrin naftën dhe disa merren peng, derisa shpëtohen prej dy luftëtarëve mjaft të zotë, të cilët bëjnë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit dhe naftën.
Tetë vajza mblidhen për një festë beqarie në një fermë të largët në kodrat e Kalifornisë. Festa ndërpritet nga disa burra të maskuar që fillojnë të sulmojnë drejt shtëpisë. Tani i takon Tesës, një veteraneje ushtarake, që t'i udhëheqë vajzat drejt një plani për të shpëtuar veten.
Një arkeolog ateist i cili kthehet në besimtar, duhet të garojë me kohën që të provojë ekzistencën e vërtetë të Ram Setut legjendar, përpara se të këqinjtë të shkatërrojnë shtyllën e trashëgimisë kulturore të Indisë.
Jeta e adoleshentes së zakonshme Marinet në Paris kthehet në mbinjerëzore kur
ajo bëhet Mollëkuqja. E pajisur me fuqitë magjike të krijimit, Mollëkuqja duhet të bashkohet
me të kundërtën e saj, Macen e Zezë, për të shpëtuar Parisin pasi një i ligë i ri krijon kaos në qytet.
Botëlufta është një vend ku ndeshjet dhe dyluftimet e dhunshme nuk mbarojnë kurrë.
Batman-i, Superman-i, Wonder Woman dhe të tjerët duhet të bëhen bashkë që të formojnë një rezistencë të pathyeshme me qëllim që ta çojnë mbarë planetin drejt lirisë.
Një adoleshente e turpshme mëson se vjen nga një familje mbretërore krakenësh deti legjendarë dhe se fati i saj gjendet në thellësinë e ujërave, që është më i madh se ç'e kishte imagjinuar ndonjëherë.
Pas një grabitje banke që shkon ters, dy grabitës të dëshpëruar duhet të shpëtojnë nga përndjekja e një agjenti special që është i vendosur për t'i shkuar kësaj gjuetie të egër deri në fund.
Një sirenë e re bën një marrëveshje me një shtrigë deti për të shkëmbyer zërin e saj të bukur me këmbët e njeriut, në mënyrë që ajo të zbulojë botën mbi ujë dhe t'i bëjë përshtypje një princi.