Një burrë zgjohet në një spital me kujtesë të humbur dhe shumë shpejt e gjen veten duke vrapuar nëpër spital me Kartelin e Drogës pas tij. Ai lufton për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë në mënyra nga më të egrat.
Filmi përqëndrohet tek Keit, një vejushë që e ka humbur të shoqin në luftën në Afganistan dhe që së bashku me vajzën e saj po mundohen të mbajë fermën në një qytet të vogël, ndërkohë që drejton si vullnetare departamentin e zjarrfikësve.
Një këndvështrim në mendjen e një vrasësi me pagesë. Organizimi i punës, aftësitë që duhen dhe vështirësitë që hasen në çdo detyre. Një punë aq e rrezikshme sa edhe e zakonshme që në duart e njerëzve të duhur kthehet në talent.
Në vitin 1944, një vajzë 15 vjeçare, bijë e një mamaje gjermane të bardhë dhe një babai afrikan të zi, takon një anëtar të rinisë hitleriane. Perceptimi i tmerreve që po ndodhin rreth tyre, i lidh ata së bashku.
Një vajze e re është burgosur nga njerku i saj abuzive. Duke trajtuar një realitet alternativ si një strategji ajo krijon një plan qe do e ndihmoje t'ia mbathe.
Kur rrjeti i satelitëve të projektuar për të kontrolluar klimën globale nis të sulmojë Tokën, do të kemi një luftë me kohën për të zbuluar rrezikun e vërtetë, përpara se stuhia të zhdukë nga faqja e dheut gjithçka dhe këdo.
Kur ambasada iraniane në Londër sulmohet nga njerëz të armatosur, i takon një grupi ushtarësh shumë të trajnuar të përgatiten për një bastisje si asnjë lloj tjetër.
Një ushtar veteran kthehet nga turneu i tij i detyrës të kryer në Irak, dhe mundohet që të filloje një jete të re por, urdhërohet në mënyrë arbitrare të kthehet në detyrë në terren nga ana e ushtrisë.
Marti, një shkrimtar që përpiqet të nxjerrë bukën e gojës, ëndërron që një ditë të mbarojë skenarin që po shkruan. E vetmja gjë që i nevojitet është përqendrim dhe frymëzim. Shoku i tij i ngushtë, Billi, një aktor i papunë dhe herë pas here hajdut qensh, dëshiron që ta ndihmojë me çdo mënyrë. Çarli është një gangster psikopat, qenin e të cilit e vodhën Billi dhe Hansi. Me karaktere të tillë duke e rrethuar, Marti do të marrë frymëzimin për të cilin ka nevojë, por që ta shkruajë skenarin, duhet më parë të arrijë të qëndrojë gjallë.
Një doktor telepatik, punon me një agjent special të FBI-së, në kërkim të një vrasësi serial. Gjatë hetimeve ata kuptojnë që ai nuk është një vrasës si gjithë të tjerët.