Bazuar në një histori të vërtetë të një ekipi lajmesh që ndjek një burrë teksa ai udhëton në botën e Eden Parish për të gjetur motrën e tij të zhdukur, ku bëhet e qartë se kjo parajsë mund të mos jetë ashtu siç duket.
Kur fizikanti Xhim shpiku makinerinë për tu kthyer pas në kohë, një lule gjeorgjinë u shfaq nga e ardhmja. Tashmë ai duhet të gjejë lulen tjetër identike për të vërtetuar se makineria punon. Ai zbulon se lulja është në pronësi të një femre misterioze me emrin Ebi. Takimi me Ebin do të çojë në ndryshime të mëdha të rrjedhës së ngjarjeve.
Xhejmsi, Kejsi dhe dy fëmijët e tyre adoleshentë shkojnë për një fundjavë në mal. Xhejmsi gjen në mes të dëborës një grua dhe e sjell në shtëpi për ta shpëtuar, pa e ditur se prania e gruas është katalizatori për një seri ngjarjesh që do ta ndryshojnë jetën e tyre përgjithmonë.
Kur familja Devison sulmohet gjatë festimit të përvjetorit të martesës, banda e vrasësve misteriozë mëson shumë shpejt se një nga viktimat ka një talent të fshehtë për të kundërsulmuar.