Një grua nga Nju Jorku, me një gjendje emocionale të paqëndrueshme dhe e paaftë për të pranuar realitetin, zhvendoset në San Françisko me motrën e saj. Ajo ruan stilin e saj të mrekullueshëm, por nuk ka para, paqe apo dashuri në jetën e saj…
Sherri dhe Drew përpiqen të realizojnë ëndrrat e tyre për t'u bërë muzikantë të famshëm. Me ndihmën e njëri-tjetrit, ata arrijnë të lundrojnë nëpër shkëlqimin, magjepsjen dhe sfidat e industrisë së muzikës.
Të rriturit, Ted Tempelten dhe vëllai i tij, Tim, marrin një formulë magjike që i transformon në foshnja për 48 orë. Së bashku, ata tani duhet të pëmbushin një mision për të parandaluar një njeri të keq i cili dëshiron t'i kthejë njerëzit në zombi.
Kur Diku pushohet nga puna si z/president, e siguron gruan e tij Xhejn se së shpejti do të gjejë një punë tjetër dhe do të vazhdojnë të jetojnë në luks. Por, pas disa muajsh humbin pronën e tyre, karriera e Dikut si punëtor përfundon me ekstradimin e tij në Meksikë! Më të dëshpëruar se kurrë, Diku dhe Xhejn vendosin t’i kthehen profesionit më fitimprurës, grabitjes me armë! Ndiqni aventurat komike të këtij çifti...
Një novelist i cili u verbua në një aksident me makinë ku vdiq gruaja e tij, rizbuloi pasionin e tij si për jetën ashtu edhe për të shkruar në momentin kur ai bëhet pjesë e një dashurie me gruan e neglizhuar të një biznesemeni.
Një bebe e vogël, e veshur me kostum e që lëviz gjithmonë me një valixhe në dorë, bëhet bashkë me vëllanë 7 vjeçar për t'i dhënë fund planit për të shkatërruar korporatën e bebeve, Bebikorp.
Një bilioner intelektual dhe dy burra të tjerë më të rinj, bashkohen për të mbijetuar pasi ngecin në botën e egër të Alaskës me një ari Kodiak të etur për gjak i cili i përndjek gjatë gjithë kohës.
Në Pitsburg, dr.Benebt Omalu, një patolog i kualifikuar, zbulon të vëertetën për dëmtimin e trurit tek lojtarët e futbollit, të cilët pësojnë goditje të herë pas hershme gjatë një ndeshjeje të zakonshme.
Ellis Houland është një profesore e shquar e gjuhësisë, e cila fillon të harroj fjalët. Ajo jeton një jetë të lumtur, e martuar dhe me tre fëmijë të rritur. Por fati e do që Ellisit ti shfaqet një sëmundje shkatërruese, që do të vërë në provë jo vetëm shëndetin e saj, por edhe do të testoj forcën e dashurisë që lidh një familje.