Pasi Lepurushen e Playboi-t, Shellin, e përzënë nga vila Playboy, ajo gjen punë si kujdestare për një shoqëri studentore vajzash, të mbushur plot me vajza të çuditshme.
Një pronar i llastuar dhe i pasur bie jashtë anijes ku lundronte dhe humb kujtesën. Kështu, ai bëhet objekt i hakmarrjes së punonjëses së keqtrajtuar prej tij disa ditë më parë.
Një palë vathë magjikë që vijnë nga Abisinia e kohërave të lashta krijojnë një ngatërresë të paparë! Xhesika, vajza më seksi dhe më e famshme në shkollën e saj, të cilës nuk i mungon asgjë në jetë, papritmas një mëngjes zgjohet brenda në trupin e një burri... Një burri kriminel, që jeton vetëm për të luajtur bixhoz dhe pa asnjë qëllim ose të ardhme në jetë. Tronditja e Xhesikas do të jetë shumë e madhe, më tepër sepse do i duhet të mësojë të sillet dhe të veprojë përpara të gjithëve si një burrë, deri sa të gjejë mënyrën të marrë trupin e saj mbrapa. Por deri atëherë... ju do të keni qeshur sa asnjëherë në jetën tuaj! Ngjarje tepër komike që i sjellin tek ju, me një performancë mbresëlënëse, aktorët Rob Schneider dhe Anna Faris.
Në fund të viteve 1980, kur Uoll Striti është në kulmin e tij dhe duket sikur i gjithë vendi po fiton para me thes. I neveritur nga materializmi që e rrethon, Met Frenklin, një djalosh tepër i zgjuar i diplomuar në universitetin MIT, ka zënë punë si shitës në një videotekë pavarësisht kundërshtimeve të të atit. Dhe kriza në jetën e Metit vazhdon të rritet. Shoku i tij i ngushtë sapo është pushuar nga puna, motra e tij e zgjuar Uendi nënshtrohet nga i dashuri i saj Kajl dhe bukuroshja Tori Frederking, objekti i adhurimit të Metit për një kohë shumë të gjatë, kthehet papritmas në skenë. Tani, në një mbrëmje të tërbuar dhe të papërgjegjshme, gjithçka do të vihet në vend të vet, me rezultate shpërthyese!
Historia heroike e një diktatori i cili rrezikon jetën e tij për të siguruar që demokracia nuk do të vijnë në vendin që ai ka krijuar me shume dashuri.
Pasi kthehet në shtëpi për Krishtlindje, një djalë takohet me vajzën që donte në gjimnaz, e cila ishte shoqja e tij më e mirë: refuzimi i së cilës e ktheu në një feminist.
Cindy Campbell shkon në qytet për të takuar mikun e saj Tom Logan, dhe ai vetëvritet sepse nuk mbajti premtimin që i kishte bërë gruas së vetë. Në vazhdim Cindy vendos që të ndihmoje një grua të moshuar dhe shkon deri të shtëpia e plakës, e cila është e pushtuar nga shpirtrat. Afër shtëpisë se plakës ndodhet edhe shtëpia e Tom Rayan një baba i dëshpëruar dhe i ndare nga gruaja. Mbas një rrëmuje të shkaktuar nga vetë Tomi, Cindy shkon të ngushëllohet me dy miqtë e saj repera, dhe qe aty fillon aventura…
Në filmin e tretë Sindi duhet të hetojë rrathët misteriozë në fushat e misrit dhe kasetat video, si dhe të ndihmojë presidentin për të parandaluar një pushtim nga alienët.
Flint Lokvud tashme punon në Kompaninë “Live Corp”, për idhullin e tij Çester V. Por, ai detyrohet të lëre postin e tij, kur mëson se makina e tij më famëkeqe është akoma funksionale dhe po kercenon e ushqimit të kafshëve.