Natën e Vitit të Ri, kur të gjithë festojnë, një i panjohur gjuan me snajper dhe vret shumë njerëz, duke e kthyer festën në terror. Policia fillon gjuetinë e një vrasësi fantazmë që nuk ka as fytyrë, as emër, as gjurmë dhe as të shkuar, që mund të sulmojë sërish për tu hakmarrë ndaj kotësisë së kësaj jete dhe vuajtjeve që kishte kaluar.
Erik Love, 19 vjeç, futet në burg. Në ditën e tij të parë, ai sulmon një tjetër të burgosur dhe disa roje. Atij i ofrohet terapi në grup dhe babai i tij, gjithashtu një i burgosur, përpiqet ta ndreqë djalin e tij . A a ja del ai të rehabilitohet?
Historia se si lindi hajduti i famshëm, Robin Hood, për të luftuar lakminë e kishës dhe të politikanëve dhe dëshirën e tyre për pushtet. Nuk është vetëm një histori mbi betejën midis të pasurve dhe të varfërve, por lufta e një populli për një jetë më të mirë.
Kur krijuesi i një bote virtuale të quajtur Oaz vdes, ai sfidon të gjithë përdoruesit e Oazit për të gjetur vezën e tij të Pashkës. Ai që arrin të fitojë lojën, do të zotërojë gjithë pasurinë e tij. A do t'ia dalë njeri të kalojë të gjitha sfidat e videolojës më të famshme në Kolombos?
Një kapiten nëndetëseje bashkohet me ish punëtorët e tij në kërkim të një nëndetëseje, të përfolur se është e mbushur plot me ar, në thellësitë e Detit të Zi.