Dy nxënës gjimnazi ngecin në një ishull tropikal dhe duhet të mbështeten tek njëri-tjetri për të mbijetuar. Aty ata mësojnë më shumë për veten dhe njëri-tjetrin ndërsa bien ngadalë në dashuri.
Një muzikant ambicioz niset në një udhëtim epik, përtej qytetit për të gjetur vajzën e ëndrrave të tij, e cila mund të jetë pjesë e imagjinatës së tij.
Pesë ushtarë amerikanë janë caktuar për të ruajtur një kështjellë franceze në fund të Luftës së Dytë Botërore. Aty, ata hasin një armik të mbinatyrshëm shumë më të tmerrshëm se ata që shihen në fushën e betejës...
Historia e DHËNËSIT përqendrohet te Xhonas, një djalosh që jeton në një botë ideale e pa ngjyra. Kur ai fillon të kalojë kohë me Dhënësin, i cili është ruajtësi i vetëm i kujtimeve të komunitetit, Xhonasi nis të zbulojë të vërteta të errëta të së kaluarës. Me fuqinë e tij të njohurisë, ai kupton se rreziqet janë më të larta nga çfarë mendohej – një çështje jetë a vdekje për të dhe për të dashurit e tij. Xhonasi e di se duhet të largohet nga kjo botë për t’i mbrojtur të gjithë, një sfidë që më parë nuk e kishte kaluar askush me sukses.
Heroi i vdekshëm, Bek bashkohet me Zotin Horus në një aleancë kundra Setit, Zotit të pamëshirshëm të errësirës, që ka pushtuar padrejtësisht fronin e Egjiptit, duke zhytur perandorinë e vetme paqësore dhe të begatë, në kaos e konflikt.
Në një udhëtim, Niku dhe dy miqtë e tij tërhiqen në një zonë të izoluar nga një gjeni kompjuteri. Kur papritur gjithçka bëhet e errët, Niku rifiton vetëdijen – vetëm për ta gjetur veten në një makth.