Në prag të Luftës së Dytë Botërore, një djalosh polak me talent të veçantë për violinën, i besohet një familjeje angleze, tek e cila ai gjen mikun më të ngushtë, gjen një vëlla. Miqësia mes djemve ndërpritet papritur me zhdukjen e mistershme të muzikantit. E vërteta do të zbulohet vetëm pas 40 vitesh.
Një forcë e errët kërcënon Alfën, një metropol i stërmadh dhe shtëpi e qenieve të ndryshme nga një mijë planete.
Operativët specialë Valeriani dhe Laurelina duhet të nxitojnë për të identifikuar kërcënimin dhe të ruajnë jo vetëm Alfën, por të gjithë universin...
Kur dy prej operativëve më elitarë në botë - Deni, një vrasës me kontratë i dalë në pension, dhe Hanteri, mësuesi i tij që në moshë të re - vihen kundër udhëheqësit dinak të një shoqërie sekrete ushtarake, gjuetia e tyre i çon përreth globit nga Australia në Paris, Londër dhe Lindje e Mesme. Ndërsa rreziqet rriten së bashku me numrin e kufomave, Deni dhe Hanteri shumë shpejt zhyten në një lojë maceje me miun ku askush nuk është ashtu siç duket. I bazuar në një histori të vërtetë dhe shokuese, kjo është një xhiro shpërthyese dhe e pamëshirshme ku grabitqari në fund kthehet në pre.
Një thriler i jashtëzakonshëm, plot aksion, interpretuar nga MATT DAMON dhe Franka Potente, marrë si botimi më i shitur ndërkombëtar i Robert Ludlum. I mbetur gjallë në ujrat e Mesdheut me dy plumba në shpatullë, Jason Bourne ka humbur krejtësisht kujtesën. Pa emër dhe pa një të kaluar, i panjohuri tregon aftësi të jashtëzakonshem me gjuhët, përleshjet dhe vetëmbrojtjen, përveç një instikti të fortë vrasësi... I vendosur për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë, Jason gjendet shumë shpejt i përfshirë në një garë kundër kohës, i rrethuar nga vrasës të rrezikshëm. Një vajzë gjermane do ta ndihmojë në rrugën e tij të vështirë.
Është viti 2027. Asnjë fëmijë nuk ka lindur që 18 vite pasi shkenca ka dështuar të zbulojë apo të shpjegojë arsyen përse të gjithë femrat janë sterilizuar.
Një polic, një grabitës bankash dhe një komisioner i fuqishëm futen në negociata ku janë të përfshira shumë rreziqe, kjo pas veprimeve fantastike të kriminelit në një situatë pengmarrje.
Filmi “Mbreti Artur” është fitues i 4 çmimeve Oskar dhe nominuar për 8 të tjerë. Regjia nga Antoine Fuqua. Skenari nga David Franzoni, cili e ka shkruar edhe skenarin për “Gladiatorin”. Këtu injorohen tërësisht mitet e njohura dhe “Mbreti Artur” është si një udhëheqës ushtarak në shërbim të Romës, i cili ka jetuar në shekullin e 2-të.
Një film triler me spiunazh dhe nuk është kurrë e qartë na cila anë janë të mirët. Koleta arrestohet nga një agjent pasi që është një anëtare e dyshuar e IRA-s dhe shërbimet sekrete britanike do t'i shmangin burgun dhe largësinë nga djali i saj, në shkëmbim të informacioneve.
Një njeri i quajtur Z. Smith sjell foshnjën një gruaje gjatë një shkëmbim zjarri, dhe është quajtur më pas në për të mbrojtur të porsalindurin nga ushtria e armatosur.