Një gazetare televizioni dhe kameramani i saj janë bllokuar brenda një ndërtese të karantinuar nga CDC-ja
(Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve), pas shpërthimit të një virusi misterioz
që i kthen njerëzit në vrasës të etur për gjak.
Sara ndjek shkollën e artit në Nju Jork, për të përmbushur ëndrrën që ndante me mamanë për t'u bërë prima balerina.
Ajo miqësohet me Zoin dhe Majëllsin që është një kantautor i ri.
Por orët e mësimit me të ngurtën zonja Delakrua ia vështirësojnë jetën.
Kur Majëllsi e fton Sarën që të ndërtojë një koreografi, zemra e saj gjen dhe një pasion tjetër.
Ajo ndihet e dyzuar mes baletit dhe asaj çka po ndërton me Majëllsin.
A mund të heqësh dorë nga ëndrrat? Apo mund t'i zëvendësosh me të tjera dhe më të bukura?
Një roje që sapo ka filluar punë në një kompani sigurie për transportim parash shtyhet nga kolegët e tij me eksperiencë për të grabitur kamionin me 42 milion dollarë...
Por lakmia për para e përçan grupin dhe ballafaqimi do të jetë vdekjeprurës...
Një barist ngatërrohet në një vrasje të mistershme, në të cilën është përfshirë edhe një grua e dëshpëruar, një shpërndarës droge që nuk gjendet gjëkundi, si dhe një pasardhës i një firme të fuqishme investitimesh.