Katër miq të rinj, teksa i bien shkurt për të shkuar në një ndeshje boksi, bëhen dëshmitarë të një vrasjeje dhe detyrohen të luftojnë për të shpëtuar jetën.
Është një agjent sporti i suksesshëm por pushohet pasi shpreh një epifani morale. Pas kësaj ai vendos të ndryshojë filozofinë e tij si një agjent i pavarur me të vetmin sportist që qëndron me të dhe sekretaren e tij.
Fituesi i Academy Award Cuba Gooding Jr. dhe i nominuari për Academy Award Terrence Howard udhëheqin një kast të fuqishëm në këtë film epik fluturues të frymëzuar nga aventurat e jetës së vërtetë të njësisë së parë afrikano-amerikane të luftimit që shërbeu në Luftën II Botërore. Itali, 1944. Ndërsa lufta po asgjësonte një nga një forcat aleate në Evropë, një skuadron pilotësh zezakë, të njohur si Aviatorët e programit Taskigi, u jepet më në fund mundësia për të treguar veten në qiell... edhe pse luftojnë me diskriminimin në tokë. Me aksione ajrore që të lënë me gojë hapur dhe efekte emocionuese speciale, Bishtkuqët është një atribut i heronjve të palavdëruar që u ngritën sipër sfidave të jashtëzakonshme dhe si përfundim u lartësuan në histori.
Pasi një krim fatal kryhet mbi gruan dhe vajzën e tij, polici i infiltruar Xhon Hibron lufton për ta falur veten që s’mundi t’i shpëtonte. I vrarë nga e kaluara, ai kërkon këshillën e Atit Porter i cili së fundmi përjetoi problemet e veta kur statuja e Shën Marisë në kishën e tij u shkatërrua nda disa vandalë. Kur krimineli i arratisur Majk do të përpiqet të rehabilitojë jetën e tij për hir të motrës së tij të vogël, ai do t’i besojë secilit prej këtyre dy burrave diçka që do t’u ndryshojë përgjithmonë jetën.
Filmi tregon jetën e tre djemve të rinj që jetonin në getot e Krenshout në Los Anxhelos, duke treguar çështjet e rracës, marrdhëniet, dhunën dhe idetë e së ardhmes.