Në orbitën e një planeti në prag lufte, shkencëtarët testojnë një pajisje për të zgjidhur krizën e energjisë dhe përfundojnë ballë për ballë me një realitet të errët.
Në korrik të vitit 1976, katër terroristë rrëmbejnë një avion që udhëton nga Tel-Avivi për Paris dhe e detyrojnë ekuipazhin e fluturimit të shkojnë në Entebe të Ugandës. Atje, udhëtarët hebrenj mbahen peng, si pengje për lirimin e dhjetëra terroristëve të burgosur në Izrael, Gjermani dhe Suedi. Një film që nxjerr edhe një herë në pah konfliktin e gjatë Izrael-Palestinë...
Filmi është bazuar në një histori të vërtetë gjatë luftës së dytë botërore. Familja Zabinski drejtonte një kopsht zoologjik në Varshavë, kur nisën bombardimet gjermane. Nga kujdestarë kafshësh, misioni i tyre në këtë pikë u kthye të shpëtonin hebrenjtë nga duart e gjermanëve.
Filmi është i bazuar në histori të vërtetë. Historia e një prej rivaliteteve më të njohura në sportin e Formulës 1, historia e Xhejms Hantit dhe Niki Laudës. Lindur në një ambient të priveligjuar, simpatiku Hant, nuk mundi të gjente një metodë të ndryshme dhe të rezervuara se Lauda: Rivaliteti i tyre lindi që kur ata ishin në kampionatin e F3 dhe vazhdoi për vite, madje nuk ndali edhe pse Lauda pësoi një aksident të tmerrshëm në Nürburgring në vitin 1976.
Kërkimi i dëshpëruar i një gruaje për të dashurin e saj të rrëmbyer që e tërheq atë në Koloninë famëkeqe të Dignidad, një sekt prej të clit askush nuk ka shpëtuar dot.
Adam Jones (Bradley Cooper) është një shef kuzhine i cili e shkatërroi karrierën me drogën. Por ai kthehet në Londër me synimin për ta rifituar stimën e humbur duke hapur një restorant të cilësisë së parë.