Kur vajza e një biznesmeni të pasur zhduket në Meksikë dhe të gjitha përpjekjet për ta gjetur dështojnë, një psikolog, duke e ditur se vajza ka një fat jashtëzakonisht të keq, e bind babanë e saj që të dërgojë në Meksikë një nga punonjësit e tij, një llogaritar të pafat, për ta gjetur atë. Sepse psikologu është i bindur se dy të pafat, mund të jenë me fat për të gjetur njëri-tjetrin.
Një gazetar vendos të marrë trenin nga Uashingtoni për në Los Anxhelos për Krishtlindje
që të marrë frymëzim për një histori në nder të babait të tij të ndjerë.
Ai njeh udhëtarët e tjerë dhe përfshihet nga një flakë e vjetër gjatë udhëtimit me tren.
Grupi i njohur rikthehet, por loja ka ndryshuar. Në përpjekje për të shpëtuar Spenserin, lojtarët duhet të kalojnë shtigje të panjohura, nga shkretëtirat e thata në malet me dëborë, për t'i shpëtuar lojës më të rrezikshme në botë.
Dy agjentë turkë të anti-terrorizmit dërgohen në Nju Jork me një mision për të gjetur e për të kthyer mbrapa udhëheqësin e rrezikshëm islamik me emrin e koduar “Daxhal”, i cili besohet se fshihet aty. Duke punuar me FBI-në dhe policinë e Nju Jorkut, agjentët orkestrojnë arrestimin e Haxhi Gumush, një dijetari mysliman tepër të rrespektuar i cili ishte arratisur në SHBA pasi ishte liruar nga një burg turk, ku kishte kryer një dënim për vrasje. Ky tregim dashurie, miqësie, paqeje dhe paragjykimesh, na çon në një udhëtim që kërkon t’i japë përgjigje pyetjes nëse pafajësia ose faji kanë rëndësi për dikë që është i etur për hakmarrje.
Bazuar ne një histori të vërtetë, për jetën e Forrest Tucker, i cili pas 16 arratisjesh nga burgu takon një grua që mund t'ia ndryshojë jetën përgjithmonë. Por a mundet dashuria të triumfojë mes tundimit të tij që ai t'i rikthehet botës së krimit?
Me moshën e vjetër që u rëndon në kurriz dhe problemet e tyre në jetën e përditshme, oficerët e policisë, Mërtof dhe Rigs, duhet të përballen me Triadat kineze që po përpiqen të nxjerrin nga burgu shefat e tyre, për t’I sjellë në tokën amerikane.
Martin Rigs dhe Roxher Murtazh ndjekin një ish polic i cili përdor njohuritë e tij policore për të vjedhur dhe shitur armë dhe municione për bandat vendase.
Rigsi dhe Murtagu vihen në ndjekje të disa diplomatëve që përdorin imunitetin e tyre
për t'u marrë me aktivitete kriminale. Rigsi zbulon të vërtetën mbi vdekjen e gruas së tij.
Një polic veteran, Murtagu, ka partner oficerin më të ri, vetëvrasës, Rigsin.
Ata kanë një gjë të përbashkët: urrejnë të punojnë në grup.
Tani ata duhet të mësojnë të punojnë me njëri-tjetrin për të ndaluar një
bandë kontrabandistësh droge.
Me një trup të vdekur të shtrirë në mes tyre, dy burra zgjohen në varrin e sigurt të një vrasësi serial të cilit i kanë vënë nofkën “Jigsaw”. Burrat duhet të ndjekin një seri rregullash dhe objektivash të ndryshme nëse dëshirojnë të mbijetojnë dhe të fitojnë në lojën vdekjeprurës të caktuar për ta.
Nje adoleshtent i edukuar i bashkohet skuadres se mundjes se shkolles se tij ne menyre qe te bashkohet me anetaret e familjes te cilet jane ndare pas vdekjes se babait te tij para dhjete vitesh.