Katër miq të rinj, teksa i bien shkurt për të shkuar në një ndeshje boksi, bëhen dëshmitarë të një vrasjeje dhe detyrohen të luftojnë për të shpëtuar jetën.
Në përpjekjen e tij të fundit për të groposur lajthinë e tij, Skrandi e gjen veten në qendër të tokës, duke shkaktuar një tërmet gjigand saqë mëma natyrë vendos që t’i bëjë një sistemim të ri të gjithë tokës. Por lëvizjet tektonike ndajnë nga pjesa tjetër e kopesë Menin, Sidin dhe Diegon. Meni i premton Elit që do të kthehet përsëri, por ai as që nuk e ka idenë se si do t’ia dalë mbanë.
Heronjtë e ngricës nga hitet botërore kinematografike “Epoka e Akullnajave” dhe “Epoka e Akullnajave: Shkrirja” janë kthyer, në një aventurë të mahnitshme... që do të ngelet. Skrati përpiqet ende të mbërthejë lajthinë e pakapshme - ndërkohë që mund të jetë duke gjetur dashurinë e vërtetë. Meni dhe Eli presin lindjen e mamuthit të tyre të vogël, kurse Diegoja, tigri me dhëmbë të gjatë, vret mendjen nëse miqësia me shokët e tij është duke e “zbutur”. Ndërsa Përtaci Sid futet në telashe kur krijon familjen e tij të improvizuar duke vjedhur disa vezë dinosauri. Në një mision për të shpëtuar të pafatin Sid, banda futet në një botë misterioze të nëndheshme, ku kanë disa përballje shumë të afërta me dinosaurë. Duke luftuar me florën dhe faunën, lëshohen si të çmendur dhe takohen me një nuselalë me një sy që gjuan dinosaurë dhe që quhet Bak. “Epoka e Akullnajave: Lindja e Dinosaurëve” është një film për të gjitha epokat!
Ndjekja epike që Scrat i bën frutit të pakapshëm të lisit e katapulton atë jashtë Tokes, ku ai aksidentalisht nis një seri ngjarjesh kozmike, të cilat transformojnë dhe kërcënojnë planetin. Për të shpëtuar veten nga rreziku, Manny, Sid, Diego dhe pjesa e mbetur e tufës lejnë shtëpitë e tyre dhe nisin një kërkim plot me entuziasëm e hare, ngjitje e zbritje, të qeshura aventura, teksa udhëtojnë drejt tokave të reja ekzotike dhe ndeshen me një mori karakteresh të reja plot gjallëri.
Një hajdut shtëpish braktiset nga partneri i tij në mes të një vjedhjeje dhe ai detyrohet të marrë peng një familje shumë problemtike natën e vigjiljes së Krishtlindjes.