Skot Lang-u dhe Hope Van Dyne, së bashku me Henk Pym-in dhe Xhenet Van Dyne-n, eksplorojnë Perandorinë Kuantike,
ku ndërveprojnë me krijesa të çuditshme dhe nisin një aventurë që shkon përtej kufijve të asaj që ata mendonin se ishte e mundur.
Krimineli i dënuar, Xhimi, merr lirim të parakohshëm pasi vuajti 12 vite me akuzë "grabitje me armë".
Pas lirimit të tij, ai i betohet Anës, dashurisë së tij të fëmijërisë, e cila po vdes nga kanceri, vitin më të bukur të
mbetur të jetës së saj. Për fat të keq, nuk është kaq e thjeshtë.
Një trafikant droge organizon një mision kontrabande. Një arkitekte, e cila vuante nga varësia e drogës, kërkon të vërtetën pas zhdukjes së djalit të saj. Ndërsa një profesor detyrohet të përballet me zbulimet e papritura të studimit të tij kërkimor për ilaçin e ri farmaceutik, Klaralon.
Ndërkohë që Skot Lang përpiqet të gjej balancën midis të qenit një baba dhe një superhero, Houp Van Dajn dhe Doktor Hank Pim sjellin një mision urgjent, në të cilin Ant-Man duhet të bashkëpunoj me Grerëzën, për të zbuluar sekrete nga e shkuara e tyre.
Çarli Kenton, një boksier i dështuar i cili e humbi mundësinë e tij për të fituar titullin kur robotë prej çeliku 907 kilogramë dhe 2,4 metra të gjatë pushtuan ringun. Tani asgjë më tepër se një promotor i vogël, Çarli fiton mjaftueshëm për të bërë bashkë robotë të shkatërruar dhe t’i fusë nëpër ndeshje të nëndheshme boksi. “Çeliku i Vërtetë” fillon kur Çarli kap fundin. Ai pa dëshirë bashkohet me djalin e tij të panjohur prej vitesh për të ndërtuar dhe stërvitur një konkurrent për në kampionat. Ndërsa rreziqet rriten në arenën brutale, Çarli dhe Maksi, kundër gjithë shanseve, fitojnë një mundësi të fundit për të ngritur kokë.
Armatosur me një super-kostum dhe me aftësinë e habitshme që të tkurret nëpër shkallë duke u rritur në forcë, Scott Lang duhet të përqafojë heroin e tij të brëndshëm dhe të ndihmojë dr.Hank PYM për të realizuar një plan për të shpëtuar botën.