Kur hyjnesha Athina rilind, djali i rrugës Seija zbulon se është pjesë e kalorësve të zodiakut, disa kalorës të veçantë që duhet të mbrojnë Athinën në betejën mes hyjnive.
Kur qeverisë amerikane i vjedhin një avion të padukshëm-prototip, spiunazhi vihet në veprim për rikthimin e tij. Me mision niset një spiun i sprovuar, por ajo që ai nuk pret është të bashkohet me një kampion boksi, mendjemadh dhe qesharak, për të kapur një nga tregtarët më të suksesshëm të armëve në botë.
Një sociopat i reformuar udhëton në një ishull të largët për të hetuar misterin që qëndron pas vdekjes së vëllait të tij, por shumë shpejt përfundon duke u përballur me më shumë nga sa e kishte menduar.
Tom, një i diplomuar gjenial i inxhinierisë, i zgjohet interesi te Banka e Spanjës pasi mëson se një thesar legjendar do të depozitohet në kasafortën e bankës. Tom krijon një plan të përpiktë së bashku me tregtarin karizmatik të artit Walter për të hyrë në të.
Një detektiv nga Nju Jorku heton vdekjen e vajzës së tij, e cila u vra ndërsa po bënte muajin e mjaltit në Londër; ai kërkon ndihmën e një gazetareje Skandianve, ndërsa çifte të tjerë në Europë vuajnë të njëjtin fat si vajza e tij.
Një gjahtar kafshësh ka prenotuar një udhëtim në një anije transportuese mallrash me një tufë kafshësh ekzotike të rrezikshme të marra nga Amazona, duke përfshirë një xhaguar të bardhë - bashkë me një vrasës politik që po ekstradohet në mënyrë sekrete në Amerikë. Pas dy ditësh udhëtim, vrasësi arratiset dhe lëshon të lira kafshët në anije, duke krijuar kaos.
Pasi Marnia vret burrin e saj abuzues për vetëmbrojtje, ajo është dënuar me arrest shtëpiak, vetëm për të zbuluar se shtëpia është e pushtuar nga shpirti i tërbuar dhe të dhunshëm te burrit të saj të vdekur.
Në X-Men: Qëndresa e Fundit, kapitulli i tretë i këtij filmi flet për një “kurë” ndaj mutantëve që kërcënon të ndryshojë rrjedhën e historisë. Për herë të parë, mutantët kanë një zgjidhje: t’i mbajnë fuqitë e tyre, edhe pse këto i izolojnë dhe i bëjnë të huaj, apo të heqin dorë prej tyre dhe të bëhen njerëz. Pikëpamjet e kundërta të udhëheqësve të mutantëve, Çarls Ksavier, i cili përfaqëson tolerancën, dhe Magnetos, i cili beson në mbijetesën e më të aftëve, kanë hyrë në provën më të madhe të nisin luftën për t’iu dhënë fund të gjitha luftërave.
Dy mutantë rekrutohen në një akademi private për llojin e tyre skuadra e superheronjve e të cilës duhet të përballet me një grup terrorist me të njëjtat aftësi si të tyret...