Duke u birësuar nga rrugët e Nasafit nga Mbreti Sharaman i Persisë, i riu Dastan rrite midis mbretërve dhe shumë shpejt fiton vendin e tij si luftëtar i madhe dhe princ. Por kur një spiun dërgon fjalë se Qyteti i Shenjtë i Alamutit po furnizon me armë armiqtë e Persisë, vëllai adoptues i Dastanit, Tasi, urdhëron pushtimin e qytetit të shenjtë dhe ndërsa qyteti është duke rënë Dastani përballet me Princeshën e bukur Tamina. Kur Mbreti Sharaman vdes nën rrethana misterioze dhe Dastani akuzohet për vrasjen e tij, ai arratiset me princeshën në një mision për të pastruar emrin. Duke mësuar nga Tamina motivet e vërteta të pushtimit të Alamutit, Dastani duhet të niset në një kërkim të rrezikshëm për të ndaluar komplotin e një tradhtari të lig duke patur në zotërim një armë mistike që kontrollon vetë strukturën e kohës.
I mbetur trok dhe i bindur se ishte mashtruar, studenti Riçi largohet nga Kosta Rika për të rregulluar llogaritë e tij me maniakun e lojërave të fatit Ivan Blok. Por Bloku e josh atë me fitime të lehta dhe Riçit i duhet të përballet me situata të ndërlikuara!
Historia e një libri të humbur prej kohësh i cili rishfaqet në mënyrë të mistershme dhe lidh një burrë të moshuar në kërkim të djalit të tij me një vajzë e cila mundohet të gjejë një kurë për vetminë e nënës së saj.
Vëllezërit Hansel dhe Gretel lihen vetëm në pyll nga babai i tyre dhe kapen nga një shtrigë djallëzore në një shtëpi prej karameleje. Megjithatë, ata e vrasin shtrigën dhe arratisen që aty. Vite më vonë, jetimët janë bërë gjuetarë të famshëm shtrigash. Kur njëmbëdhjetë fëmijë humbasin në një fshat të vogël, Kryebashkiaku thërret Hanselin dhe Gretelin për t'i shpëtuar dhe ata shpëtojnë Minën flokëkuqe nga sherifi që kërkon ta djegë duke e akuzuar për magji.
Një komedi e zezë për një djalë të këndshëm në ndjekje të vajzës që pëlqen me ndihmën e kafshëve të tij të këqija që flasin. Por gjithcka merr një kthesë për keq kur ajo pranon të dali në takim me të.