Një hajdut simpatik dhe një grup aventurierësh të çuditshëm nisin një kërkim epik për të gjetur një relike të humbur prej kohësh,
por aventura e tyre shkon në mënyrë të rrezikshme kur përplasen me njerëzit e gabuar.
Ariu Pedington jeton ne Londer ne nje familje shume te lumtur dhe ka shoke shume njerez. Por, jo te gjithe jane aq te drejte e zemermire si ai. Pedington do perballet me shume aventura qe e bejne te takoje njerez te rinj.
Në fillim të Vitit të Ri, 32-vjeçarja Brixhit vendos të marrë nën kontroll jetën e saj... dhe të fillojë të mbajë një ditar. Por, kjo nuk është e lehtë kur, presionit të të gjithëve për t’i dhënë fund beqarisë, tani i shtohet edhe presioni i ushtruar nga dy meshkuj interesantë që hyjnë thuajse njëkohësisht në jetën e saj...
Historia e Florenc Foster Xhenkins, një gruaje të pasur nga Nju Jorku e cila ëndërronte të bëhej një këngëtare opere, pavarësisht zërit të saj të tmerrshëm muzikor.
Gjithçka është e lidhur me njëra-tjetrën: një ditar i vitit 1849 i një udhëtimi oqeanik përmes Paqësorit, disa letra të një kompozitori drejt një miku të tij, një triler që flet për një vrasje në një central bërthamor, një farsë për një botues në një azil pleqsh, një kloun rebel në Korenë futuristike dhe tregimi i një fisi që jeton në Havain post-apokaliptik, shumë larg në të ardhmen.
Jeta e Uilliam Thakerit ndryshon rrënjësisht kur një ditë, në librarinë e tij të vogël shfaqet aktorja amerikane më e famshme e momentit. Ky takim rastësor shndërrohet në një ndjenjë të fortë, por të dy duhet të kalojnë shumë pengesa...
Një histori ndërthurur e marrëdhënieve të dashurisë, protagonistet e kësaj historie janë çifte shume të ndryshëm nga njeri tjetri: këto histori kane të përbashkëte faktin qe zhvillohen njëkohësisht, duke nisur 5 jave para krishtlindjeve.
Pas vitesh turpërimi dhe përpjekjesh të dështuara për të fituar Çmimin e lakmuar Pirati i Vitit, Kapiteni i Piratëve dhe ekuipazhi i tij i çuditshëm vihen kundër ajkës së piratëve - Belamiut të Zi, Këmbë-drurit Hejstings dhe Katlas Liz - në një garë për të grabitur plaçkat më të shumta. Ata shumë shpejt ndeshen me shkencëtarin që vuan nga dashuria Çarls Darvini, i cili e bind Kapitenin se "papagalli" i ekuipazhit, Polli, mund të jetë përgjigja e "pasurive të panumërta" që po kërkojnë ata.