Pesë burra të maskuar futen në një bankë dhe mbajnë peng klientët dhe punonjësit. Shefi i policisë Lorenz detyrohet të thërrasë inspektorin Keuntin Koners i pezulluar kohët e fundit nga shërbimi për një gabim serioz. Koners pranon me padurim detyrën, veçanërisht pasi merr vesh se ai do të punojë së bashku me inspektorin e ri Deker...
‘Mercenarët’, bashkohen për një mision në dukje të lehtë për të rikuperuar diçka nga një avion i rrëzuar. Por kur njëri prej tyre vritet gjatë misionit dhe ata zbulojnë një komplot që rrezikon miliona njerëz, përballja me armikun kthehet në jetë a vdekje…
Pasi u tradhëtuan dhe u lanë për të vdekur në Itali, Çarli dhe skuadra e e tij planifikojnë një vjedhje ari kundër ish aleatit të tyre.
Kur një truprojë në Las Vegas me aftësi vdekjeprurëse dhe vesin e kumarit futet në telashe me mafien, ai ka një letër të vetme në dorë... ose gjithçka, ose asgjë...
Kur dy prej operativëve më elitarë në botë - Deni, një vrasës me kontratë i dalë në pension, dhe Hanteri, mësuesi i tij që në moshë të re - vihen kundër udhëheqësit dinak të një shoqërie sekrete ushtarake, gjuetia e tyre i çon përreth globit nga Australia në Paris, Londër dhe Lindje e Mesme. Ndërsa rreziqet rriten së bashku me numrin e kufomave, Deni dhe Hanteri shumë shpejt zhyten në një lojë maceje me miun ku askush nuk është ashtu siç duket. I bazuar në një histori të vërtetë dhe shokuese, kjo është një xhiro shpërthyese dhe e pamëshirshme ku grabitqari në fund kthehet në pre.
Artur Bishop mendonte se mund ta linte pas të kaluarën e tij si vrasës, por një nga armiqtë e tij më të vjetër, Krein, nuk e lejoi. Duke i rrëmbyer të dashurën, Xhina, Arturit i duhet të ekzekutojë tre konkurrentë të Kreinit. I detyruar të udhëtojë përgjatë globit, do i duhet të bëj atë që ai di të bëj më mirë, të vrasë dhe ta bëj të duket si aksident. Do arrij ai ta shpëtoj Xhinën?
Barni Roz dhe skuadra e tij , përfshihen në një konflikt me një trafikant armësh të pamëshirshëm , që quhet Konra Stonbenks, një nga ish-krijuesit e skuadrës së mercenarëve, i cili është i vendosur për të shkatërruar skuadrën.
Barni Ros është lider, i një grupi mercenarësh me aftësi të jashtëzakonshme që paguhen nga Z. Kisha për të kryer një punë shumë të rrezikshme. Ata duhet të vrasin diktatorin e një ishulli të vogël në Amerikën e Jugut i cili është në ndikimin e një ish-agjenti të Cia-s dhe nën mbrojtjen e një ushtrie shumë të madhe në ishullin e Vilenës.
London është një aventurë e ngarkuar me drogë e cila e ka qendrën në një festë në një apartament Nju Jorku ku një i ri po mundohet të rikthehet me ish-të dashurën e tij.
Një zëvendës sherif lufton një version luftëtari universal identik në pamje me të, i cili bëhet edhe më i fortë sa herë vritet.
Ish i dënuari Jensen Ames detyrohet nga drejtori i burgut për të marrë pjesë në sportin e "Garës së Vdekjes".
Një lojë pokeri ngatërruese zë në kurth katër shokë, banditë, kultivues të barit, fajdexhinj dhe mbledhës të borxheve dhe i përplas përballë njëri-tjetrit në ndodhi të papritura, gjithçka për hir të parave, barit dhe dy shotganëve antikë.
Martin i ofron Territ një rol për vjedhjen e një banke në rrugën Bejkër të Londrës. Ai synon një dhomë plot me kuti që vlejnë miliona në para dhe bizhuteri. Por Terri dhe grupi i tij nuk e kuptojnë se kutitë gjithashtu përmbajnë një thesar me sekrete të pista, sekrete që do i fusin në një rrjetë vdekjeprurëse korrupsioni dhe skandali.
Një vrasës elitar i mëson një djali të ri, i cili ka lidhje me një nga viktimat e tij të mëparshme, se si të vrasë.
Suzan Kuper është një agjente e CIA-s e cila nuk ka dalë kurrë në terren. Mikun e saj më të mirë e vrasin dhe ajo merr vendimin që të hakmerret. Suzan infiltrohet në një rrjet kriminalistik që ka për qëllim shitjen e një bombe nukleare.
Një yll i futbollit i cili është i burgosur sulmohet nga disa grup të burgut në një ndeshje kundër rojeve të burgut.