Maria Altman, një grua tetëdhjetëvjeçare hebrenje trondit shtetin Austriake kur vendos të rimarr veprat e artit që ajo beson që i përkasin familjes së saj.
"Një mësuese e shkollës fillore, e edukuar, e ëmbël dhe e kujdesshme, kohën e saj të lirë e kalon me lulet dhe duke bërë rolin e hakmarrëses. Pasi fillon një marrëdhënie sentimentale me sherifin e zonës ku ishte transferuar, do t'i duhet të përballet me kriminel të lëshuar nga burgu...
Kur një familje e re zhvendoset në rezidencën Hilshajër, djali i traumatizuar, Xhudi, zbulon një kukull të quajtur Brams, që duket të jetë tërësisht e gjallë.
Kur trazirat politike detyrojnë një diktator nga ishujt Karaibe të largohet nga kombi i tij i izoluar, ai kërkon strehim dhe fshihet tek një vajzë adoleshente rebele në Amerikën periferike dhe përfundon duke i mësuar se si të fillojë një revolucion dhe të rrëzojnë "vajzat e këqija" në gjimnazin e saj.
Xhek Seidëlstin, një drejtor i suksesshëm reklamash në Los Anxhelos i martuar me një grua të bukur (Katie Holmes) dhe dy fëmijë, ka tmerr nga një ngjarje e vetme çdo vit: vizita e festave nga motra e tij binjake që ngjajnë si dy pika ujë, Xhill (gjithashtu Adam Sandler). Xhilli e çmend Xhekun me nevojat ekstreme që ka dhe karakterin e saj pasiv-agresiv, duke e kthyer jetën e tij zakonisht të qetë përmbys. Gjërat dalin akoma më shumë jashtë kontrolli për Xhekun kur Xhilli vendos ta zgjasë vizitën e saj dhe ai mendon se ajo nuk do të largohet kurrë!
Historia e DHËNËSIT përqendrohet te Xhonas, një djalosh që jeton në një botë ideale e pa ngjyra. Kur ai fillon të kalojë kohë me Dhënësin, i cili është ruajtësi i vetëm i kujtimeve të komunitetit, Xhonasi nis të zbulojë të vërteta të errëta të së kaluarës. Me fuqinë e tij të njohurisë, ai kupton se rreziqet janë më të larta nga çfarë mendohej – një çështje jetë a vdekje për të dhe për të dashurit e tij. Xhonasi e di se duhet të largohet nga kjo botë për t’i mbrojtur të gjithë, një sfidë që më parë nuk e kishte kaluar askush me sukses.