Historia e betejës së Iwo Jima midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë Perandorake gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç tregohet nga këndvështrimi i japonezëve që e luftuan atë.
Punëtorët në centralin Fukushima Daiichi në Japoni rrezikojnë jetën e tyre dhe qëndrojnë në termocentralin bërthamor për të parandaluar shkatërrimin total pasi rajoni është shkatërruar nga një tërmet dhe një cunami në 2011.
Ish-vrasësi i Shogunatit, Jubei Kamata, detyrohet të thyejë premtimin që i ka bërë gruas dhe të nxjerr edhe një herë shpatën e samurait për të ndihmuar një mik të vjetër.
Në BATMAN BEGINS, regjisori i shumë duartrokitur, Christopher Nolan, eksploron origjinën e KALORËSIT të ZI legjendar. Me kujtimin e vrasjes të prindërve të tij, trashëgimtari i zhgënjyer Brus Uejn udhëton nëpër botë duke kërkuar mënyrat për të luftuar padrejtësinë dhe ta kthejë frikën kundër atyre që e përhapin. Me ndihmën e shërbëtorit të tij të besuar, Alfred, dedektivit Xhim Gordon dhe aleatit të tij Lusius Foks, Uejni kthehet në qytetin Gotham dhe lë të lirë unin e tij të dytë: BATMAN, një ndëshkues të maskuar i cili përdor forcën, intelektin dhe një koleksion të madh armësh të teknologjisë së lartë për të luftuar forcat e këqija që kërcënojnë qytetin.
Arthur Brenën drejtohet drejt Aokiharës, i njohur si"Qyteti i pemëve", një pyll i madh misterioz në këmbët e malit Fuxhi ku njerëzit shkojnë që të kryejnë vetëvrasje. Gjatë udhëtimit të tij nëpër pyllin e vetëvrasjes, ai takon Takumi Nakamurën, një japonez që ka humbur rrugën pas tentativës për vetëvrasje. Të dy burrat nisin një udhëtim reflektimi dhe mbijetese. Po çfarë do të zbulojë ai gjatë këtij udhëtimi?
Në vitin 1876, kapitenit të alkoolizuar, Nathan Algren, i ngarkohet detyra të trajnojë ushtrinë e perandorit Meiji për të eliminuar samurait rebelë. Por gjërat nuk shkojnë siç pritej, pasi Algren përqafon kulturën e samurajëve dhe mbetet samurai i fundit.
I bazuar në romanin shumë të famshëm në të gjithë globin të Arthur Golden, “Kujtimet e një Geishe” është një film epik i vrullshëm dhe romantik që tregon një botë misterioze dhe ekzotike që bën akoma një magji të fortë edhe në ditët e sotme. Historia fillon kur një fëmijë japonez i varfër ndahet nga familja e tij për të punuar si shërbëtore në një shtëpi Geishash. Pavarësisht nga një rivale e pabesë që për pak sa nuk i thyhen shpirtin, vajza lulëzon dhe bëhet Geisha legjendare Sajuri (Ziyi Zhang). E bukur dhe e përkryer. Sajuri magjeps burrin më të fuqishëm të kohërave të saj, por ajo është e përhumbur në dashurinë e saj të fshehtë për të vetmin mashkull që s’mund të ketë (Ken Watanabe).