Porter (Mel Gibson) është një hajdut i tradhtuar nga gruaja e tij, Lynn (Deborah Kara Unger) dhe kolegia e tij,
Val (Gregg Henry), kur ai u qëllua në shpinë pas një grabitjeje.
Ngadalë, Porter shërohet nga plagët e tij dhe fillon një kërkim për Val, me qëllim që të rikuperojë pjesën e tij të parave që vodhën së bashku.
Me ndihmën e prostitutës Rosie (Maria Bello), Porter kap Valin, por ende nuk mund t'i gjejë paratë e tij.
Për këtë, Porter do të duhet të sfidojë një sindikatë imponuese të krimit të quajtur Outfit.
Një shkrimtar i sapo divorcuar nga ish-grua e tij, ndiqet nga një psikopat i cili e akuzon atë për plagjiature. Por Rainey përpiqet
të provoje pafajësinë e tije, ai fillon të vë në dyshim mendjen e tije të shëndoshe.
Një djalosh i vogël niset në një mision për të shpëtuar mamanë e tij të sëmurë duke kërkuar një figurë mistike të quajtur Njeriu i Ujit, i cili mund t'i garantojë pavdekshmërinë.
Xhoshi, një shpirt i humbur me një talent muzkor të jashtëzakonshëm, bën një udhëtim gjatë të cilit vlerëson gjëra që as i mendonte, por për të cilat kishte kaq shumë nevojë. Duke u ndjerë sikur ishte i vetëm kundër botës, në fillim rruga e tij kryqëzohet me shumë njerëz të cilët kërkonin fatin e tyre, dhe që më në fund, prezenca e tij në jetët e tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Kur Qendra Botërore e Tregëtisë shembet pas sulmit terrorist në 11 Shtator 2001, jeta e dy oficerëve të Autoritetit të Portit ndryshon përgjithmonë. Pas përpjekjes për të shpëtuar njerëzit nga kulla, ata e gjejnë veten të bllokuar së bashku nën rrënoja
Në lindjen e largët, Aleks O'Konell, djali i luftëtarëve të njohur të mumjeve Rik dhe Evi O'Konell, zbulon mumjen e Perandorit të Çinit, një qenie që ndryshon formë i mallkuar nga një shtrigë shekuj më parë.
KUJDES: KY FILM PERMBAN NUDITET DHE SKENA DHUNE! Një burrë i thjeshtë e gjen veten hero pas një sulmi në restorantin e tij. Por akti i tij heroik sjell në qytet jo vetëm gazetarë e kanale televizive, por edhe disa miq nga e kaluara e errët.
Aventurat e adoleshentit, Maks MekGreth-it dhe shoqëruesit të tij alien, Çelikut, që duhet të mbrehin dhe kombinojnë fuqitë e tyre të reja e të llahtarshme për t'i zhvilluar tek trupi i superheroit që punon me turbo, Maks Çeliku.
Kur vëllai i saj i vogël, Martin, përjeton të njëjtat ngjarje që dikur provuan çmendurinë e saj, Rebeka përpiqet të zbulojë të vërtetën që fshihet pas terrotrit, gjë që e përball atë me një ekzistencë që ka një lidhje me mamanë e tyre, Sofinë.