Një djalë 10-vjeçar është i fiksuar pas vizitës në një park me dinosaurë. Si pasojë e një udhëtimi pune, prindërit i kërkojnë xhaxhait të djaloshit që të kujdeset për të për një javë. Ai pranon por pendohet shumë.
Ebi planifikon t’i propozojë të dashurës, Harper, në darkën vjetore të Krishtlindjeve të familjes së saj. Pasi mëson se Harperi e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre nga familja e saj tradicionale, ajo fillon të ketë dyshime për marrëdhënien e tyre.
Brenan dhe Dejl, dy të papunësuar 40 vjeçarë, jetojnë me prindërit e tyre. Ata njihen me njëri-tjetrin pasi prindërit e tyre martohen bashkë. Detyrohen të jetojnë në një dhomë bashkë dhe këtu nis miqësia e tyre.
U RREGULLUAN TITRAT! Pasi mësoi rreth vdekjes së doktor Braun në vitin 1885, Marti udhëton përsëri në kohë për ta shpëtuar atë. Por kur mbajtësja e karburantit në makinën e kohës shpërthen, të dy duhet të gjejnë një mënyrë për t'i shpëtuar Perëndimit të Vjetër para se Emet të vritet.
Kur botuesja e fuqishme Margaret përballet me dëbimin në vendlindjen e saj Kanadanë nga Zyra e Emigracionit, deklaron se është e fejuar me ndihmësin e saj të shkretë Endrjun, të cilin e torturon prej vitesh. Ai bie dakort të marrë pjesë në këtë mashtrim, por me disa kushte të vogla nga ana e tij. Çifti i çuditshëm niset në Alaskë për t’u njohur me familjen e “dhëndrit” dhe vajza nga qyteti që i ka gjithmonë gjërat nën kontroll e gjen veten krejtësisht jashtë ujrave të saj. Me një martesë të improvizuar që është duke afruar dhe një oficer të zyrës së emigracionit që iu është vënë nga pas, Margareta dhe Endrju angazhohen pa dëshirën e tyre t’i përmbahen planit pavarësisht pasojave të rrezikshme.