Një triller Noir, me ngjarje që zhvillohen në një qytet të humbur e të ashpër të Misisipit, ku një grua dhe vajza e saj e vogël kapen në mes të një shkëmbim zjarri e ku ngrenë krye dhunshëm uiski, armët dhe dëshira për hakmarrje.
Një ish tregtar droge nga Los Anxhelos përpiqet të rregullojë jetën e tij por e shkuara dhe lidhjet me botën e mafies e sjellin në fokusin e policisë amerikane, asaj meksikane dhe karteleve të drogës.
Pas arratisjes nga një burg i Miçiganit, një kriminel në karrierë merr një identitet të ri në Kanada dhe vazhdon të grabisë një rekord prej 59 bankash dhe dyqanesh bizhuterish, ndërsa po gjurmohet nga policia. Bazuar në historinë e "Banditit Fluturues".
Ndjek jetën e At' Stjuart Long-ut,
një boksier i kthyer në prift që frymëzoi njerëz të panumërt
gjatë udhëtimit të tij nga vetë-shkatërrimi në shëlbim.
Një ish-marins punësohet nga një kontraktues i mbrojtjes për të udhëtuar në Panama për të mbyllur një marrëveshje armësh. Në këtë proces ai përfshihet me pushtimin e Panamasë nga SHBA dhe nxjerr një mësim të rëndësishëm për natyrën e vërtetë të pushtetit politik.
Billy Covington punësohet nga Air America, një linjë ajrore klandestine që operon jashtë Laosit e drejtuar nga CIA.
Së shpejti ai zbulon se misioni i tij është të transportojë heroinë.
Porter (Mel Gibson) është një hajdut i tradhtuar nga gruaja e tij, Lynn (Deborah Kara Unger) dhe kolegia e tij,
Val (Gregg Henry), kur ai u qëllua në shpinë pas një grabitjeje.
Ngadalë, Porter shërohet nga plagët e tij dhe fillon një kërkim për Val, me qëllim që të rikuperojë pjesën e tij të parave që vodhën së bashku.
Me ndihmën e prostitutës Rosie (Maria Bello), Porter kap Valin, por ende nuk mund t'i gjejë paratë e tij.
Për këtë, Porter do të duhet të sfidojë një sindikatë imponuese të krimit të quajtur Outfit.
Një ish-polic i turpëruar kërkon ngushëllim duke u zhvendosur i vetëm në pyll, por jeta e tij e qetë merr fund kur e rekrutojnë si hetues privat për të hetuar një vrasje.
Një sociopat i reformuar udhëton në një ishull të largët për të hetuar misterin që qëndron pas vdekjes së vëllait të tij, por shumë shpejt përfundon duke u përballur me më shumë nga sa e kishte menduar.
Paul Hogan po kthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa ai dëshpërimisht tenton të rregullojë reputacionin e tij të njollosur, në prag të marrjes së një titulli kalorësie.
Një bandë hajdutësh planifikojnë një plaçiktje gjatë një uragani por hasin probleme kur ndeshen me një polic i cili po përpiqet të evakuojë të gjithë nierëzit nga ndërtesa.
Profesori Xhejms Murei fillon të mbledhë fjalët e para për botimin e parë të Fjalorit Anglisht të Oksfordit në mesin e shekullit të 19-të dhe merr mbi 10.000 fjalë nga një pacient në spitali psikiatrik, doktor Uilliam Majnor.
Pas një aksidenti, një drejtor shovinist fiton aftësinë e të dëgjuarit të asaj çka gratë mendojnë vërtetë. Edhe pse në fillim kjo gjë e tmerron, më pas mëson ta përdorë në mënyrë të përsosur për të arritur ato që do. Por, gjërat dalin jashtë parashikimeve të tij kur njihet me kolegen e tij të re rivale.
Me moshën e vjetër që u rëndon në kurriz dhe problemet e tyre në jetën e përditshme, oficerët e policisë, Mërtof dhe Rigs, duhet të përballen me Triadat kineze që po përpiqen të nxjerrin nga burgu shefat e tyre, për t’I sjellë në tokën amerikane.
Martin Rigs dhe Roxher Murtazh ndjekin një ish polic i cili përdor njohuritë e tij policore për të vjedhur dhe shitur armë dhe municione për bandat vendase.
Rigsi dhe Murtagu vihen në ndjekje të disa diplomatëve që përdorin imunitetin e tyre
për t'u marrë me aktivitete kriminale. Rigsi zbulon të vërtetën mbi vdekjen e gruas së tij.