Klara dhe Diego, nën drejtimin e një psikiatri të një qendre rehabilitimi ditore për njerëzit me probleme mendore, vendosin ta shndërrojnë qendrën e trajtimit në një restorant, ku përfshihen të gjithë shoqëruesit e tjerë të tyre.
Historia e errët dhe romantike e takimit mes mjeshtrit hajdut Djallëzori dhe Eva Kant, vendosur në qytetin imagjinar të Klervil në fund të viteve 1960’. Inspektori Xhinko është në kërkim të kriminelit duke u përpjekur të ndalojë planet e tij djallëzore.
Është viti 1943. Lufta e Dytë Botërore po djeg Evropën. Në Nju Jork, Arturo dhe Flora janë të dashuruar, por ajo i është premtuar për martesë djalit të një shefi mafioz. E vetmja mënyrë për t’u martuar me Florën, është që Arturo të marrë lejen nga babai i saj, i cili jeton në një fshat në Siçili. Arturo nuk ka para, kështu që për të ardhur në Siçili atij i duhet të regjistrohet në ushtrinë amerikane, e cila po përgatitet për zbarkimin në ishull.
Simone, një financier i ngathët, bie në dashuri me Klaudian, e cila jeton me pensionin e gjyshes së saj. Kur e moshuara ndërron jetë, Klaudia e fsheh trupin e saj në frigorifer dhe bëhet pjesë e një mashtrimi bashkë me ndihmën e mikeve të saj për të shmangur falimentimin.