Vëllezërit binjakë mbërrijnë në shtëpinë e nënës së tyre dhe fillojnë të dyshojnë se diçka nuk është në rregull. Ribërje e filmit austriak të vitit 2014.
Një apliniste profesioniste me detyrën e Kërkim Shpëtimit duhet të gjejë një person të bllokuar nga stuhia në mal dhe ta kthej në shtëpi përpara perëndimit.
Nje bankier i suksesshëm humbet gruan në një aksident tragjik. Së bashku me ndihmën e një punonjëse të shërbimit të klientit, ai fillon të rindërtojë jetën e tij nga fillimi.
Një torturues i padukshëm ngacmon një autor tërheqës pasi një ndërprerje energjie shkakton zjarre, plaçkitje dhe përshkallëzim të dhunës gjatë Verës së Samit në New York në 1977.
Një çift i martuar detyrohet të vërë në dyshim imazhin e idealizuar të djalit të tyre, të adoptuar nga Eritrea e shkatërruar nga lufta, pasi një zbulim alarmues nga një mësuese gjimnazi e përkushtuar kërcënon statusin e tij si student shembullor.
Një aktore e re shpërngulet nga Kanadaja në Hollivud me dëshirën për t’u bërë një aktore e famshme. Ajo takon një grua, e cila për shkak të një aksidenti me makinë vuan nga amnezia dhe të dyja bashkë nisin të kërkojnë kujtimet e humbura, përmes rrugëve të Los Anxhelesit duke u ndeshur me çudira dhe të papritura të ndryshme dhe të pabesueshme.
Një vajzë e re rritet në një familje jo si gjithë të tjerat, një familje nomade ku e ëma është një artiste dhe i ati një pijanec i cili i mbushte fëmijët e tij me iluzione si një mënyrë për ti shpërqendruar nga varfëria e tejskajshme.
Maria, Henri dhe tre djemtë e tyre udhëtojnë për në Tailandë që të kalojnë pushimet e Krishtlindjeve, në bukurinë e një parajse tropikale. Por në mëngjesin e datës 26 Dhjetor, ndërkohë që e gjithë familja po pushonte në pishinë, një jehonë e frikshme dëgjohet nga qendra e tokës dhe një masë gjigane ujërash të errëta sharron gjithçka me kalimin e saj...
Duke ndjekur udhëzimet e përpiluara në fletoren e djalit të saj gjeni, një nënë e vetme mundohet të shpëtojë një vajzë të vogël nga duart e njerkut të saj.
Në vitin 1933 në New York, një prodhues filmi tepër ambicioz, bashkë me ekipin e tij detyrohet të hidhet në ekuipazhin e një anije, për të udhëtuar në një ishull misterioz, ku ndeshen me Kong-un, një majmun gjigand, i cili bie në dashuri me protagonisten kryesore, zonjushën Ann Darrow.
Një thriller emocionues rreth një psikologe të ve e cila jeton e izoluar në periferinë e Nju Ingland. E zënë në një stuhi të fortë dimri, ajo duhet të gjejë një djalë para se ai të zhduket përgjithmonë.
Arthur Brenën drejtohet drejt Aokiharës, i njohur si"Qyteti i pemëve", një pyll i madh misterioz në këmbët e malit Fuxhi ku njerëzit shkojnë që të kryejnë vetëvrasje. Gjatë udhëtimit të tij nëpër pyllin e vetëvrasjes, ai takon Takumi Nakamurën, një japonez që ka humbur rrugën pas tentativës për vetëvrasje. Të dy burrat nisin një udhëtim reflektimi dhe mbijetese. Po çfarë do të zbulojë ai gjatë këtij udhëtimi?
Kur një adoleshente ruse që jeton në Londër vdes, një infermiere e cila gjeti ditarin e saj do të fillojë të kërkojë për të vërtetën, e cila mund të shkatërrojë një familje mafiozësh ruse.
Si fytyra e zbatimit të ligjit në Amerikë për gati 50 vjet, J. Edgar Hoover u frikësua dhe u admiruar, fyer dhe nderuar. Por, prapa dyerve të mbyllura, ai mbajti sekretet që do të kishte shkatërruar imazhin e tij, karrierën e tij dhe jetën e tij.