Një situatë e vështirë u jep dy vëllezërve të largët mundësinë të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Mateo është një sipërmarrës i ri i suksesshëm, mendjehapur, simpatik dhe dinamik. Vëllai i tij Etore ende jeton në qytetin e vogël provincial ku ata kanë lindur dhe jep mësim në kolegj.
Në Italinë e viteve 1950, një shpirt i lirë ëndërron për dashuri dhe drejtësi. Por një lidhje dashurie e ndaluar shkatërron gjithçka. Bazuar në një histori të vërtet.
Filmi tregon sekretet e jetës së të famshmit Silvio Berluskoni, pasionin e tij për pushtet, femra dhe egon e tij të pakënaqur. Futemi në hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur në ngjarjet që asksush nuk i di, me një varësi personazhesh dhe ngjarjesh, që një në një mënyrë a në një tjetër, të gjitha sillen rreth tij.
Një oficer i nderuar policie, shkon të takojë një mëngjes, mikun e tij më të mirë që
është edhe prokuror. Po atë mëngjes, prokurori gjendet i vrarë dhe oficeri i policisë është personi
i fundit që e ka parë të gjallë.
Santo Ruso e filloi jetën si një djalë i thjesht province për t’u shndërruar më vonë në një bos krimi. Duke filluar me vjedhjet, rrëmbimet, vrasjet dhe droga, Santo i provoi të tëra për të arritur majat dhe për të gjetur kënaqësinë në jetë. Por sa më shumë fitonte, aq më shumë gjëra të tjera dëshironte. Derisa erdhi një moment që arriti majën dhe e vetmja gjë që mund të bënte ishte zbriste dhe të fillonte nga fillimi.
Mark Duval, një emigrant francez në Gjibraltar punon si agjent i fshehtë për doganën franceze. Pak nga pak fiton besimin e Klaudio Lanfredi, një trafikanti të madh të kokainës kolumbiane. Sa më thellë në botën e trafikut të drogës, aq më i madh rreziku, por edhe gjen luksin, pushtetin dhe para të lehta.