Në korrik të vitit 1976, katër terroristë rrëmbejnë një avion që udhëton nga Tel-Avivi për Paris dhe e detyrojnë ekuipazhin e fluturimit të shkojnë në Entebe të Ugandës. Atje, udhëtarët hebrenj mbahen peng, si pengje për lirimin e dhjetëra terroristëve të burgosur në Izrael, Gjermani dhe Suedi. Një film që nxjerr edhe një herë në pah konfliktin e gjatë Izrael-Palestinë...
Një kujdestare ligjore e ligë zbraz kursimet e pacientëve të saj të moshuar por
has në probleme kur një grua që po përpiqet ta mashtrojë
rezulton të jetë më shumë sesa duket në pamje të parë.
Në vitin 1892, një kapiten legjendar i ushtrisë amerikane, pranon të shoqërojë një shef të indigjenëve dhe
familjen e tij në shtëpi, nëpërmjet një territori të rrezikshëm.
Në vitin 1942, Rajhu i Tretë është në majën e suksesit. Rezistenca çeke në Londor vendos të planifikojë operacionin më ambicioz të Luftës së Dytë Botërore: Antropoidi. Dy rekrutë të rinj aftër të 30-tave, Jozef Gabkik dhe Jan Kubis, dërgohen në Pragë për të vrarë liderin e pamëshirshëm nazist, mbrojtësin e Rajhut Reinhard Hejdrik, kreu i SS, Gestapo, dhe arkitekti i "Zgjidhjes Finale".
Marinsat e Hapësirës dërgohen për të hetuar disa ngjarje të çuditshme në një bazë kërkimi në Mars por e gjejnë veten përballë disa makinerive vrasëse të modifikuara gjenetikisht....
Një dekadë pasi mposhti Krakenin e tmerrshëm, Perseu përpiqet të tërhiqet në një jetë të qetë si peshkatar dhe prind i vetëm për djalin e tij të vogël. Megjithatë, një luftë e madhe është shpërthyer midis perëndive, të dobësuar nga mungesa e përkushtimit të njerëzve dhe Titanëve të burgosur prej kohësh, të cilët udhëhiqen nga mizori Kronos. I tradhtuar nga Hadesi, Zeusi kapet rob dhe sillet në botën e nëndheshme dhe Perseu duhet të bëhet përsëri heroi në mënyrë që të gjejë Zeusin dhe t’i japë fund luftës së Titanëve për të sunduar botën.
Në pesëvjetorin e martesës, Nick Dunne denoncon zhdukjen e gruas së tij. Por pas një hetimi dhe këmbënguljes së vazhdueshme të medias, ai e sheh veten në mes të dyshimeve. A e vrau Nick gruan e tij apo është vetëm një i pafajshëm?