Dy vajza të reja, që kanë të përbashkët një jetë nën hijen e një familjeje shkrimtarësh, përpiqen të zbulojnë veten e tyre dhe dëshirave per të ardhmen, mes problemeve familjare, lidhjeve të gabuara dhe miqësive të reja.
Në vitin 1984, në Berlinin Lindor, një agjent i policisë së fshehtë, vë në mbikëqyrje një shkrimtar dhe të dashurën e tij. Me kalimin e ditëve, ai gjen veten duke u përvetësuar gjithnjë e më shumë nga jeta e tyre.
Polici i ashpër Xhon MakKlein, për herë të parë e gjen veten në tokë të huaj pasi udhëton në Moskë për të ndihmuar djalin e tij kokëfortë Xhekun - pa qenë në dijeni që djali i tij në të vërtetë është një operativ i trajnuar i CIA-s që po përpiqet të parandalojë grabitjen e një arme bërthamore. Me botën kriminale ruse duke i ndjekur nga pas, dy MakKleinët zbulojnë se metodat e tyre të kundërta i bëjnë heronj të pathyeshëm.
"Libri i Zi": Në Holandën e pushtuar nga Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, një këngëtare çifute infiltrohet në zyrat Gjermane në ndihmë të Rezistencës, por gjërat nuk shkojnë siç duhet