Një djalë i braktisur shkon në Amerikë dhe tërhiqet nën ndikimin e një figure babai të rrezikshme. Frymëzuar nga ngjarjet e vërteta që sollën në sulmin e snajperit në Beltuei në 2002.
Një film aksion western rreth një fermeri i cili strehon në shtëpi një burrë të plagosur me një çantë parash. Kur vjen puna tek paratë, atij i duhet të vendosë kujt t’i besojë. Duke i bërë rezistencë një sulmi të armatosur, ai zbulon një talent të lënë në harresë duke vënë në dyshim identitetin e tij të vërtetë.
Një antologji me gjashtë filma të shkurtër që ndodhin në epokën e Luftës Civile të shekullit XIX, gjatë vendosjes në Perëndimin e Egër. Personazhe historish të ndryshme, që në fund lidhen mes tyre dhe që transmetojnë filozofinë e jetës...
Trip Kenedi hyn në një bankë gjatë kohës së mbylljes, menjëherë sapo dy banda të ndryshme shfaqen për ta grabitur. Një përleshje me armë shpërthen dhe Tripi kap sportelisten e zgjuar dhe të bukur Ketlin, për ta mbrojtur. Njëra bandë duket qartë që janë profesionistë ndërsa tjetra vetëm një çift budallenjsh. Sistemi i sigurisë së bankës nis mbylljen e përditshme dhe i mbyll të gjithë brenda në ndërtesë. Ndërsa nata kalon, një lojë gazmore maceje dhe miu zhvillohet ndërsa Tripi dhe Ketlin përpiqen t’i shpëtojnë të gjithë, të mos vriten dhe të mos bien në dashuri me njëri-tjetrin... pothuajse.