Duke shpresuar për një kurë të mrekullueshme, Xhon Kramer udhëton në Meksikë për një procedurë mjekësore të rrezikshme dhe eksperimentale, vetëm për të zbuluar se i gjithë operacioni është një mashtrim. I armatosur me një qëllim të ri, vrasësi serial famëkeq përdor kurthe të çmendura dhe të zgjuara për t'i kthyer monedhën mashtruesve.
Një vogëlushe me aftësi të frikshme ngjall nga makthet e saj më të errëta, "Njeriun prej rëre",
një përbindësh që lëndon të gjithë ata që duan ta lëndojnë vetë atë.
Trupat po shfaqen nëpër qytet e secili prej tyre ka patur një vdekje të tmerrshme. Gjatë kërkimeve, provat të çojnë tek një person: John Kramer. Si është e mundur? Burri i njohur si "Pazëlli" ka vdekur prej më shumë se një dekade.
Ndërkohë që një betejë vdekjeprurëse po shpërthen për trashëgiminë brutale të Xhigsos, një grup mbijetuesish të Xhigsos mblidhet së bashku për të kërkuar mbështetjen e gurus dhe bashkëmbijetuesit Bobi Dagen, një njeri sekretet e errëta të të cilit do të lëshojnë një valë të re terrori. SAW VII sjell lojrat e tmerrshme të Xhigsos në jetë si asnjëherë më parë
Agjenti Special Strahm ka vdekur dhe Dedektivi Hofman del në pah që është pasuesi i pasfiduar i trashëgimisë së Xhigso. Megjithatë, kur FBI-ja i afrohet Hofmanit, ai është i detyruar të vërë në lëvizje një lojë, dhe plani i madh i Xhigso më në fund kuptohet.
Agjenti special Peter Strahm do të fillojë hetimet e tij në lidhje me Xhigsoun dhe dalëngadalë do të arrijë të zbulojë bashkëpunëtorin e fshehur të tij.
Pavarësisht vdekjes së Xhigsout, për të shpëtuar jetët e dy kolegëve të tij, rreshteri Rig detyrohet të jetë pjesë e një loje të re, e cila do testojë limitet e tij...
Xhigsou rrëmben doktoreshë për ta mbajtur gjallë prej sëmundjes, teksa ai shikon nxënënsen e tij që vë në provë një burrë të pafat përmes një prove brutale...