Kur ushtari i dekoruar Kapiten Kollter Stivens zgjohet brenda trupit të një mashkulli të panjohur, ai zbulon se është pjesë e një misioni për të gjetur bombarduesin e një treni pasagjerësh në Çikago. Me një detyrë si asnjë tjetër që ai ka patur më parë, ai zbulon se bën pjesë në një eksperiment qeveritar të quajtur “Kodi Burimor”, një program që i bën të mundur të kalojë në trupin e një njeriu tjetër gjatë 8 minutave të fundit të jetës së tij. Me një objektiv të dytë, shumë herë më të madh, që kërcënon të vrasë miliona njerëz në qendër të Çikagos, Kollteri e rijeton ngjarjen prapë e prapë, duke mbledhur të dhëna, derisa të mund të zgjidhë misterin se kush është mbrapa bombave dhe të parandalojë sulmin e radhës.
Të vendosur për të mos e lejuar Anabelën të shkaktojë trazira të tjera, hetuesit paranormalë Ed dhe Loren Uoren e mbyllin kukullën brenda dhomës së objekteve në shtëpinë e tyre. Por, kur kukulla zgjon shpirtrat e këqij të dhomës, ajo shpejt shndërrohet një natë terrori për vajzën 10-vjeçare të çiftit dhe miqtë e saj.
Agjencia kripto-zoologjike Monark përballet me disa përbindësha me përmasa gjigante, përfshirë Godzillën e fuqishëm, i cili ndeshet me Mothran, Rodanin dhe armikun e tij më të fundit, Mbretin Gidora me tre koka.
Një biznesmen ndodhet në mes të në një konspiracioni kriminal gjatë rrugës së përditshme me tren. Atij i duhet të zgjedhë midis pasagjerëve të trenit dhe familjes së tij.
Me një punë të udhëtojë nëpër vend dhe të pushojë njerëzit nga puna, Ryan Bingham gëzon jetën e tij jashtë orarit të punës, por kupton që kjo jetesë kërcënohet nga prania e një punonjëse të re dhe një interesi dashurie.
Loren dhe Ed Uarren udhëtojnë për në Londrën veriore, për të ndihmuar një mama beqare në rritjen e katër fëmijëve në një shtëpi që torturohet nga shpirta keqdashës.
Këshillohet të mos shikohet nën moshën 16 vjeç
Pasi lirohet nga burgu për një krim që nuk e kishte bërë vetë, Henri do të kthehet që ta plotësojë kohën që kishte kryer në burg dhe do të bëjë objekt kryesor vjedhjen e bankës.
Hetuesit e ndodhive paranormale, Ed dhe Loren Uorren, punojnë për të ndihmuar një familje të terrorizuar nga një prezencë e errët që ndodhet në shtëpinë e tyre në fermë
Një gazetari në radio dhe teknikut të tij, u del situata nga duart kur ata kurdisin një skemë për të falsifikuar rrëmbimin e tyre në Amerikën e Jugut, ndërkohë që fshihen në Nju York.
Pas humbjes tragjike të fëmijës së tyre, një çift i dëshpëruar vendosin të birësojnë një vajzë të vogël 9-vjeçare, por pothuajse menjëherë pasi e mirëpresin në shtëpi, ata nisin të dyshojnë se ka diçka që nuk shkon. Ajo s'është aq e pafajshme sa dukej në pamje të parë.
Avokati i suksesshmëm Henk Palmer kthehet në shtëpinë e fëmijërisë, ku babai i tij, gjykatës i qytet, dyshohet për një vrasje. Henk vihet në zbulim të së vërtetës dhe gjatë kësaj rruge rilidhet me familjen e tij, me të cilët i kishte ftohur marrëdhëniet.