Robin dërgohet të punojë me Titanët adoleshentë, pasi sjellja e tij shpërthyese prish një mision të ligës së drejtësisë. Titanët më pas, duhet të përballen me Trigon pasi ai zotëron Ligën dhe kërcënon se do pushtojë botën.
Fisi i Piksive mallkon Xho Bekun pasi ai lëndon pa dashur një nga djemtë e mbretit. Atij i ecën çdo gjë ters madje dhe me dashurinë e jetës së tij. Çdo të ndodhë mes tij dhe Piksive?
Pasi gjyshi dhe babai i tij nuk mundën të udhëtonin drejt Hënës, Majku vendos të futet në raketë për të thyer mallkimin. Atij i duhet të luftoje edhe me Karsonin, milionerin që do të pushtojë botën dhe gjithashtu të shkatërrojë flamurin amerikan të ngulur në Hënë në 1969.
Alvini, Simoni dhe Teodori nisen në Majemi për të ndaluar fejesën e Dejvit dhe të dashurës së tij. Mes një serie keqkuptimesh komike ata përpiqen jo vetëm të mos humbasin Dejvin por edhe të shpëtojnë nga një grindavec qe mund të bëhet vëllai i tyre i ardhshëm.
Një vit pas Luftës IV Botërore, një bombë shpërthen në Newport City-n, duke vrarë një komisioner armësh i cili dyshohet të ketë lidhje me organizatën misterioze 501. Oficeri i Sigurisë Publike, Aramaki, punëson hakeren e jashtëzakonshme me trup të plotë kibernetik, Motoko Kusanagi, për të udhëhequr hetimet.
Kanë kaluar disa vite që nga fundi I luftës Shinobi. Naruto Uzumaki është Hija e Shtatë e Zjarrit në këtë epokë. Djali I tij, Boruto Uzumaki do të hyjë në provimin përzgjedhës, së bashku me Sarada Uchiha dhe Mitsukin misterioz.
Minionët janë krijesa të vogla të verdha në kërkim të një krimineli që t'i shërbejnë. Ata më në fund e arrijnë qëllimin e tyre por gjërat mesa duket fillojnë të ndërlikohen.
Një dinozaur i quajtur Arlo, me shpirtin e tij të mirë dhe luftarak që fshihte brenda vetes, arrin të mposhtë frikën që ka dhe madje bëhet shok me një njeri.
"Gjatë zhvendosjes së saj në periferi, një vajzë 10 vjeçare, bredh në një botë të sunduar nga zotërat,shtrigat dhe përbindëshat, ku qeniet njerëzore shndërrohen në kafshë."
Një vajzë e vogël jeton në një botë tepër për të rritur me mamanë e saj, e cila përpiqet ta përgatisë për të ardhmen. Komshiu i saj Aviatori, i prezanton asaj një botë ku çdo gjë është e mundur, botën e Princit të vogël.
Një zog i verdhë jo-migrues merr përsipër që të udhëheqë një tufë pëllumbash drejt udhëtimit të tyre për në Afrikë. Megjithëse ai nuk e dinte rrugën, tufa ia arrin të shkojë në Afrikë pas shumë peripecish.
Kur Vampiri Vlad i stilit shumë shumë shumë të vjetër mbërrin në hotel për një mbledhje familjare të rëndësishme, Hotel Transylvania ndodhet në një përplasje të mbinatyrshme midis stilit të vjetër dhe stilit të ri modern.
Një anëtar i ri i është bashkuar Elit dhe bandës se tij, ai është një mjeshtër i kermbinjve dhe artit te kërmijve fu, Heronjtë do të përballen me një bashkim të forcave të së keqes për të dominuar të gjithë kërmijtë elementare.
Vrasësi i tërhequr Ezio po shijon kohën e tij me familjen, por pasi një Vrasës tjetër shfaqet në derën e tij për të kërkuar ndihmë, jeta e tij s'do jetë më njësoj...
Luftëtarët Z duhet të ndeshen me Zotin e Shkatërrimit, Lord Berusin, por vetëm një Zot mund të përballet me një Zot, por me krijimin e Zotit Super Sajan a do të mund të fitojnë Luftëtarët Z?
Hanabi, motra e vogël e Hinatës është rrëmbyer nga alieni Otsutsuki Toneri. I dëshpëruari Uzumaki Naruto duhet të mbledh veten për të ndihmuar të dashurën e tij të re, që të gjej motrën e saj të vogël. Aftësitë e Narutos vihen në provë kur ai humbet formën më të fuqishme- Sagën e 6 Shtigjeve.
Tomi dhe Xherri po kalonin nje dite te bukur ne plazh derisa erdhen Xhoni Kuest, Hadxhiu dhe Banditi. Ata duhet te ndohmojne qe te ndalojne nje ushtri me mace te keqija qe duan te vjedhin shpikjen me te re te Dr.Kuestit.
Kapiteni, Kovalski, Riko dhe ushtari bashkojnë forcat me organizatën e fshehtë "Era e Veriut" që të ndalojnë keqbërësin dr. OKtavius Tentakulën për të mos shkatërruar botën që njohim.