Kasti dhe ekipi hapen për proceset e tyre emocionale artistike gjatë xhirimit të gjysmës së parë të sezonit të fundit të serisë televizive, "Casa del Papel".
Dokumentar mbi shkëlqimin dhe falimentin e WeWork, kompani e pasurive të paluajtshme e drejtuar nga karizmatiku Adam Neumann, i cili përfundimisht u detyrua të largohej nga kompania.
The Year Earth Changed është një dokumentar me kohë,
i veçantë që merr një qasje të re ndaj karantinës dhe historive ngritëse që kanë dalë prej saj.
Nga dëgjimi i këngëve të zogjve në qytete të shkreta deri te balenat që komunikojnë në mënyra të reja
për të hasur kapiara në periferitë e Amerikës së Jugut, njerëzit në të gjithë botën kanë pasur
mundësinë të merren me natyrën si kurrë më parë. Ky film special një orësh tregon se si
ndryshimet në sjelljen njerëzore - zvogëlimi i trafikut të anijeve turistike, mbyllja e plazheve disa ditë në vit,
identifikimi i mënyrave më harmonike për të bashkëjetuar njerëzit dhe kafshë të egra - mund të kenë një ndikim të thellë në natyrë.
Ky dokumentar përmban pamje të rralla të filmuara nga miku më i mirë i Christopher Wallace, Damion "D-Roc" Butler, dhe intervista me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë, duke zbuluar një anë të Biggie Smalls që bota kurrë nuk e dinte.
Kot nuk është thënë, "çdo histori e ka një fillim".
Në këto pamje do të shikoni rrjedhën dhe përgatitje të historive që do të vijnë në seritë e The Falcon and the Winter Soldier dhe WandaVision. Secili fragment dinamik futet drejtpërdrejt në seritë e ardhshme-duke vendosur në radhë ngjarjet e ardhshme.
Këtu ndërthuren së bashku fijet e shumta që përbëjnë Universin Kinematografik të Marvel. Shikim të këndshëm...
Në 93 vitet e jetës së tij, Atenborou ka vizituar çdo kontinent të globit, duke eksploruar vendet e egra të planetit dhe duke dokumentuar botën e gjallë në gjithë larmishmërinë e saj. Por gjatë jetës së tij, Atenborou ka parë me sytë e tij edhe ndikimin monumental të njeriut mbi natyrën. Ky dokumentar është dëshmia e jetës së tij.
Ky film ofron një analizë gjithëpërfshirëse të krizës financiare globale të vitit 2008, e cila me një kosto prej mbi 20 trilionë dollarësh, bëri që miliona njerëz të humbnin vendet e tyre të punës dhe shtëpitë në recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh, dhe gati sa rezultoi në një shembje të ekonomisë globale.
Një eksplorim i fiksimeve tona me vendet e larta dhe sesi ato kanë arritur të kapin imagjinatën tonë.
Vetëm tre shekuj më parë, ngjitja në një mal do të konsiderohej çmenduri.
Ideja mezi ekzistonte që peisazhet e egra mund të mbanin ndonjë lloj tërheqjeje. Majat ishin vende rreziku, jo bukurie.
Kur gazetari i Uashington Post Jamal Khashoggi, zhduket në Stamboll,
e fejuara e tij dhe disidentët në të gjithë botën zbulojnë të dhëna për një vrasje dhe
ekspozojnë një tentativë globale për të mbuluar te vërtetën.
Kur Brajan vendos të zbulojë të vërtetën e dopingut në historinë e sportit, një takim me shkencëtarin rus transformon të gjithë historinë nga një eksperiment personal në një thriller gjeopolitik.
Ish-zonja e parë Mishel Obama në një dokumentar intim për jetën e saj, shpresat dhe lidhjen me të tjerët gjatë turneut të saj të librit në 2019 për 'Becoming'.
Një vështrim i rrallë i jetës së kërcimtareve ekzotike dhe private në Los Angeles. Hyni dhe bëni një kalim të plotë, në jetën e pesë grave, ambiciet e të cilave, i shtyjnë ato të bëjnë përpara, përmes vështirësive dhe tabuve, drejt fuqizimit të grave.
Në 2018, 38 vjeçarja Shanann Watts dhe dy fëmijët e saj u zhdukën në Kolorado. Me fakte të reja që mësoheshin, historia e një familje të thjeshtë u përhap në të gjithë botën...
Një dokumentar që eksploron se sa të rrezikshme janë rrjetet sociale për njeriun. Nga ekspertë të teknologjisë që japin alarmin rreth krijimeve të tyre.
Me një shpikje të re që premtoi të revolucionarizojë testimin e gjakut, Elizabeth Holms u bë miliarderja më e re në botë, e konsideruar si Stiv Xhobsi i ardhshëm. Por, vetëm dy vjet më vonë, kompania e saj me një vlerë prej disa miliardë dollarësh, u shpërbë.
Nga xhunglat ekzotike, malet e larta dhe ishujt e largëta, dokumentari na prezanton me një kast me personazhe të paharrueshme: një këlysh zebër i dëshpëruar për të kapërcyer një lumë të fryrë, një pinguin i cili ndërmerr heroikisht një udhëtim të përditshëm drejt vdekjes për të ushqyer familjen e tij, një familje balenash dhe një sloth në kërkimin e dashurisë.