Një histori që vendoset në Hauain e vitit 1920 në plantacionet e kafes. Xho është një djalosh jetim, pa mbiemër që dashurohet me vajzën e pronarit të plancionit, Grejs. A do jetë e mundur dashuria e tyre, apo diferenca që kanë do sjellë vetëm fatkeqësi?
Duke u arratisur nga policia, Amir gjen ndihmë tek motra e tij Tara, e cila në përpjeke për ta ndihmuar përfundon në burg.
Jeta e tyre ka qenë e mbushur vetëm me trishtim dhe papritmas një rreze shprese depërton përtej reve.
Kreu i një klani, i cili nuk është në gjendje të punojë në fermën e tij pas një aksidenti, pranon ndihmën e një të huaji, i cili jo vetëm që zbulon misterin e qytetit, por bie thellë në dashuri me vajzën e madhe të punëdhënësit.
Jeta e një biznesmeni ndryshon pasi atij i lihen trashëgim gjashtë pinguinë
dhe ai e shndërron apartmanetin e tij në një abitat për ta, duke lënë pas dore punën e tij...
Kur Drej Parkeri dhe nëna e tij shpërngulen nga Ditroiti në Kinë, Dreja ndihet i humbur në një botë shumë ndryshe nga ajo që njeh. I frikësuar dhe i rrahur nga disa shokë të shkollës, Dreja shpëtohet nga mirëmbajtësi i pallatit, z. Han, një njeri që vajton një humbje shumë të madhe. Zotit Han i vjen keq për Drenë dhe bie dakort ta mësojë kung-fu për të mbrojtur veten. Duke u stërvitur së bashku, mësues dhe nxënës mësojnë t’i zënë besë njëri-tjetrit, dhe si përfundim të krijojnë një miqësi që i shëron të dyve.
Historia e vërtetë e panjohur, e frymëzuar pas këngës së dashur të grupit MercyMe-it, që ka sjell shpresë
për kaq shumë veta, vjen si një kujtesë e mahnitshme e fuqisë së faljes së vërtetë.
Pas zhdukjes së babait të saj shkencëtar, tre qenie të veçanta dërgojnë Megin, vëllanë dhe mikun e saj në hapësirë për ta gjetur. A do të arrijnë tre shokët të kalojnë sfidat që i presin?
Insia është një vajzë 14-vjeçare nga Vadodara e cila ëndërron që një ditë të bëhet këngëtare. Por, me një baba tepër strikt, e ka pothuajse të pamundur të ndjekë ëndrrën e saj. Gjithçka ndryshon kur fillon të hedhë videot e saj në internet nga ku merr një famë të paimagjinueshme, edhe pse me identitet të fshehur.
Meri është një vajzë e vogël që jeton me teton. Një ditë kur gjen Lulen e Shtrigave, filloj aventurën më të bukur të jetës ku provon edhe fuqitë magjike.
Dy motra 14-vjeçare kanë kërcyer që të vogla. Duke nisur që 3 vjeç, kërcimi ka qenë pasioni i tyre i vetëm. E mbështesin njëra-tjetrën nëpër konkurse dhe prova edhe pse kërcejnë stile të ndryshme. Kur këngëtari i tyre i preferuar shpall një konkurs në internet për të gjetur grupin e kërcimit më unik për videoklipin e tij të ri, binjaket formojnë grupet e tyre për një shans për të fituar dhe përfshijnë edhe miqtë dhe familjen për t'i mbështetur me vota. Ndërkohë, rivalja dhe fqinja e tyre, kërcimtarja më e mirë (gjë që e di edhe ajo vetë) përdor sharmin dhe burimet e saj për të marrë kontrollin e konkursit.
Dy fëmijë bëjnë shoqëri me një këlysh jetim, të quajtur Benxhi. Kur u kanoset rrezik dhe rrëmbehen nga dy hajdutë në telashe, Benxhi dhe ndihmësi i tij pisanjos u vijnë në ndihmë.
Aleks vendos t'i japë fund makthit të vëllait të vet duke formuar një grup që kap përbindëshat imagjinarë. Kur biznesi i tyre bëhet i famshëm, asgjë nuk mund të shkojë keq... derisa shfaqet një përbindësh i vërtetë dhe shumë i madh.
Kora është një modele adoleshente e cila është vajza e kryetares së kompanisë për modele më të famshme në Nju Jork dhe gjithnjë i është dashur të plotësojë kërkesat e mamasë së saj. Kur një video e saj bëhet virale, ajo shkon të vizitojë tezen e saj Margotnë Australi. Margot ka problemet e saj dhe koha që shpenzojnë bashkë është një eksperiencë për të dyja.
Një baba i ri merr djalin e tij nëntëvjeçar, qenin e familjes dhe dy shokë të djalit të tij
për kamping në malet e Kolorados, por që të pestë goditen nga rrufeja.
Bazuar në bestsellerin e 'New York Times', 'WONDER' tregon historinë tepër frymëzuese dhe të ngrohtë të Ougust Pullman. Një djalë me dallime në fytyrë që hyn në klasën e pestë, duke marrë pjesë në një shkollë fillore të zakonshme për herë të parë.
Vajza e Simbas është çelësi për një rezolutë të një grindjeje të ashpër ndërmjet krenarisë së Simbas dhe krenarisë të mallkuar të udhëhequr nga shoku i saj.
Loja magjike me zare iu çel një botë të rrezikshme aventurash të vegjëlve, Xhudi dhe Piter. Duke gërmuar në dhomat e një shtëpie të vjetër, fëmijët bëhen padashur pjesë e lojës, ku ka ngecur një tjetër djalë i vogël, 26 vite më parë. A do t'ia dalin ata, t'i japin fund makthit?
Kopshtet fqinje të Montageve dhe kapuleteve janë në lufte me njëri-tjetrin, mirëpo edhe pse janë në dy familje të ndryshme Gnomeo dhe Zhulieta bien në dashuri.
Bilbo Bagins hyn në një kërkim për të marrë mbrapa Mbretërinë e humbur të Xhuxhave të Ereborit nga dragoi i frikshëm Smog. Pasi afrohet papritmas nga Gandalfi i Hirtë, Bilboja e gjen veten në shoqërinë e trembëdhjetë xhuxhave të udhëhequr nga luftëtari legjendar, Thorin Okenshild. Udhëtimi i tyre do t'i çojë në Shkretëtirë, përmes tokash tradhtare të mbushura me goblinë dhe orkë, Uargë vdekjeprurës, Merimanga Gjigante dhe shtriganë. Edhe pse qëllimi i tyre gjendet në Lindje dhe në djerrinat e Malit të Vetmuar, ata më përpara duhet të shpëtojnë nga tunelet e goblinëve, ku Bilboja takohet me krijesën që do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën... Golumin.
Një herë e një kohë, një vajzë e vogël u vu në kërkim të Yllit të Krishtlindjeve, i cili kishte kohë që kishte humbur. Me kurajën dhe ndihmën e disa miqve të veçantë, ajo duhet të dalë fitimtare kundër forcave të së keqes.
Maraja është një vajzë e vogël e cila ëndërron të marrë një qenush Krishtlindje pas Krishtlindjeje.
Këtë vit, dëshira e saj bëhet më e madhe pasi pa te dyqani i kafshëve një qenushe të quajtur Princesha.