Adoptimi i përrallës "E bukura dhe bisha", që flet një vajzë të bukur dhe një princ egoist, i cili ishte shndërruar në një bishë të tmerrshme, si rezultat i një magjie. Ata ranë në dashuri dhe magjia u prish.
Një bebe e vogël, e veshur me kostum e që lëviz gjithmonë me një valixhe në dorë, bëhet bashkë me vëllanë 7 vjeçar për t'i dhënë fund planit për të shkatërruar korporatën e bebeve, Bebikorp.
Kur Skiter Bronsoni bën dadon për fëmijët e motrës, imagjinata e tij shfrenohet ndërkohë që sajon përralla të hollësishme për ta - duke e mbajtur gjithmonë veten e tij si heroin kryesor në to. Përveç kësaj, fëmijët shtojnë idetë e tyre në këto histori heronjsh dhe kalorësie. Atëherë... ndodh magjia. Këto fantazi mbrëmjeje bëhen realiteti i ditës së Skiterit, duke e çuar atë drejt një aventure të jetës së vërtetë dhe në kërkim të fundit të tij të lumtur...
Lusi dhe Edmund Pevensi kthehen në Narnia me kushëririn e tyre Eustacin atje ku u takuan me Princin Kaspian për një udhëtim përmes detit me anijen mbretërore Dawn Treader. Gjatë rrugës ata do ndeshen me dragonj, xhuxha, gjallesa deti dhe një grup luftëtarësh të humbur para se të mbërrijnë në fund të botës...
Kur banda e Skubit viziton fermën e kushrirës së Shegit, ata zbulojnë se qyteti po zbrazet për shkak të legjendës së Depër Xhekut famëkeq, i cili është rikthyer në formën e një fantazme. Misteri thellohet akoma më shumë kur zbulojnë se fantazma është paraardhës i Shegit.
Një ekuipazh alienësh të vegjël drejtojnë një anije në formën e një njeriu. Teksa përpiqen të shpëtojnë planetin e tyre, alienët përballen me një problem të ri: anija e tyre fiksohet pas një tokësoreje...
Një koala i cili drejton një teatër, do të krijojë një konkurs këndimi për ta shpëtuar atë nga falimentimi, por planet nuk i shkojnë ashtu siç ai i kishte planifikuar.
Aventurat e shkrimtarit Njut Skamendër në komunitetin e fshehtë të shtrigave dhe magjistarëve të Nju Jorkut, 70 vite përpara se Herri Poter të lexonte librin e tij në shkollë.
Kur tre adhurues të Kukullave mësojnë se Teks Riçmani ka në plan të shpojë poshtë teatrit të Kukullave për naftë, Geri, Meri dhe Uolteri nisen për të gjetur kukullat që janë ndarë prej vitesh. Kermiti jeton në vilën e tij i dëshpëruar, Gonzoja është një sipërmarrës i lartë pajisjesh hidraulike, Fozi performon me një bandë që u atribuohet Kukullave të quajtur Kokollat, zonjushë Pigi është redaktorja e masave të mëdha në revistën Vogue të Parisit dhe Kafsha është në një qendër rehabilitimi të famshmish për kontrollimin e inatit në Santa Barbara.
Kodi do të ndërmarrë një aventurë të re me ekipin e famshëm të sërfit, Heng 5 dhe së bashku me ata, do shkojë tek Hendekët, një vend shumë i rrezikshëm për të bërë sërf, ku thuhet se dallgët janë të mëdha sa një mal.
Kur Zoti, Inç është mysafire nderi në hapjen e madhe të Muzeut të Kronologjisë në Kokovill, një batakçi i maskuar krijon panik para se te vjedhin kostumin e "Villainsit".
Asteriksi dhe Obeliksi konkurrojnë në Lojërat Olimpike për të ndihmuar mikun e tyre Alafoliks që të martohet me Princeshë Irinën. Brutusi gjithashtu mundohet të fitojë garën me skuadrën e tij dhe të heqë qafe babanë, Jul Çezarin.
Oskar Digsi, një magjistar amator dhe i djallëzuar që punon në një cirk diku në Kansas, hipën në balonën e tij dhe përfundon në Vendin e Ozit. Fati i tij ndryshon sepse aty të gjithë mendojnë se ai është një magjistar i madh. Por shumë shpejt ai do të përballet me tre magjistare të cilat dyshojnë në aftësitë e tij.