Një anije kozmike arrin në Arizona në vitin 1873 për të pushtuar Tokën, duke filluar me zonën e egër Perëndimore. Një grup me lopçarë dhe vendas u pengojnë rrugën për të arritur qëllimin e tyre.
Pas pesë vitesh të pasuar nga një epidemi zombish, burrat e gratë e Divizionit-R luftojnë dhe shkatërrojnë të pavdekshmit. Kur ata shohin shenja të një epidemie të dytë, frikësohen se njerëzimi mund të mos mbijetojë.
Në një qytet të dhunshëm, futuristik, ku policia ka autoritetin për të vepruar si gjyqtar, juri dhe ekzekutues, një polic bashkon forcat me një praktikante për të rrëzua një bandë që merret me prodhimin dhe tregtinë e drogës, SLO-Mo.
Ndërsa janë në një festë, tre studentë fitojnë fuqi të mbinatyrshme pasi bëjnë një zbulim të pabesueshëm nën tokë. Por shpejt gjithçka do të dalë jashtë kontrollit...
Pasi shpëtuan nga labirinti, të mbijetuarit tani do të përballen me një seri sfidash të reja në rrugët e hapura të një peisazhi të shkretë të mbushur me pengesa të paimagjinueshme.
Aeon Flux është një vrasëse misterioze që punon për Monikanët, një grup rebelësh që përpiqen të rrëzojnë qeverinë. Kur ajo dërgohet në një mision për ta vrarë Kryetarin, zbulohet një mister tjetër krejtësisht i ri.
Alienë dhe mbrojtësit e tyre janë fshehur në Tokë nga gjuetarët intergalaktikë. Ato mund të vriten vetëm në mënyrë numerike, dhe Numri Katër është i ardhëshmi në listë. Kjo është historia e tij.
Pasi Skynet ka shkatërruar shumicën e njerëzimit me një holokaust bërthamor, një grup të mbijetuarish të drejtuar nga Xhon Konor, përpiqen të ndalojnë robotët për të mos shfarosur atë numër të paktë njerëzish që kanë mbijetuar.
Një çift pa fëmijë, Dejvi dhe Lili, birësojmë një vajzë me emrin Xhuna. Asnjë familje nuk e do sepse ajo shkakton vazhdimisht gjëra të këqija. Me kalimin e kohës çifti zbulon se vajza ka fuqi mbinatyrore dhe vendosin të merren me të për ta bërë mirë, por shoku imagjinar i vajzës, xhindi Eiri, ka opinion të ndryshëm... Ndiqni filmin për ta zbuluar!
Të mbajtur me forcë dhe përballë vdekjes së tyre, 50 të njerëz pa njohje me njeri-tjetrin detyrohen të zgjedhin njërin prej tyre i cili mund të jetojë.
Gjatë një misioni në Mars, Astronauti Mark Uatni mendohet i vdekur pas një stuhie të ashpër dhe i lënë pas nga ekuipazhi i tij. Por Uatni ka mbijetuar dhe e gjen veten të bllokuar dhe i vetëm në një planet armiqësor. Me vetëm pak furnizime, ai duhet të mbijetojë në mënyrë që të sinjalizojë në Tokë që është gjallë.
Në një të ardhme të afërme, Frenk Grivs punon si polic në një qytet ku të gjitha drogërat janë të ligjshme. Kur atij i dorëzohet një çështje me një kufomë të paidentifikuar, ai zbulon se legalizimi i tyre ka çmimin e vet.
Një skuadër gjenish nga një universitet zbulojnë teknologjinë e leximit të mendjes që fillon t'u shkatërrojë jetën dhe të ardhmen duke u bërë një kërcënim...
Në një djerrinë post-apokaliptike, një fans librash komikë vishet si heroi i tij i preferuar për të shpëtuar shoqen e tij entuziaste dhe për të luftuar një pronar tiran.
Sem Brener thirret që të shpëtojë planetin Tokë, pasi disa alienë keq-interpretojnë një kasetë me filmimet e video lojërave të vitit 1982 dhe fillojnë luftën kundër njerëzve.
Papritur brenda natës, bota ndaloi. Dy burra, dy të mbijetuar, një fëmijë, dhe urrejtja që i ndan. Një vend i harruar nga të gjithë, përfshirë edhe krijesat që jetojnë në Tokë deri tani.
Janë kushtet njerzore, veprimet dhe marrëdhëniet mes tyre të kushtëzuara nga fati, vullneti i lirë, apo një kombinim i të dyjave? Sido që të jetë rasti, nëse s’mund ti kontrollojmë veprimet tona, duhet të shqetësohemi?