Agjentit Ki Heon i caktohet si detyrë të transportojë në mënyrë të sigurt So Bokun, klonin e parë njerëzor, i cili mban sekretin e përjetësisë. Por, disa mundohen të kontrollojnë Seo Bokun, për përfitimet e tyre.
Katër studentë të shkollës së mjekësisë bëhen pjesë e një një eksperimenti të neuroshkencës, i cili del jashtë kontrollit dhe duhet të gjejnë një rrugëdalje para se të jetë tepër vonë.
Në një të ardhme jo shumë të largët, pas një katastrofe globale që ka zhdukur pothuajse të gjithë njerëzimin në Tokë, një astronaute nga Kolonia Hapësinore Kepler duhet të marrë një vendim që do të vulosë fatin e njerëzve në të dy planetët.
Historia e takimit të spiunes së famshme, "vejusha e zezë" Natasha Romanoff me motrën e saj dhe përballjen me një armik të së kaluarës të saj të errët.
Një njeri familjar rekrutohet për të luftuar një luftë të së ardhmes, ku fati i njerëzimit mbështetet në aftësinë e tij për t'u përballur me të kaluarën.
U RREGULLUA! Pas ngjarjeve të frikshme në shtëpi, familja Abot duhet të largohet nga streha e tyre. Të detyruar të dalin në botën e jashtme, ata kuptojnë se krijesat që ndjekin zhurmat nuk janë rreziku i vetëm.
Kur industrialisti i pasur Toni Stark detyrohet të ndërtojë një kostum të blinduar pas një incidenti të rrezikshëm që pësoi, ai vendos përfundimisht të përdorë teknologjinë për të luftuar kundër së keqes.
Një çift i martuar merr me qera një shtëpi buzë detit dhe e gjejnë veten të rrethuar nga komshinj dhe ndodhi të çuditshme. Shpejt marrin vesh se janë në kthetrat e një kulti misterioz dhe perëndisë së tyre të lashtë detare.
Një adoleshent i bullizuar për sëmundjen e tij fiton fuqi shëruese të mbinatyrshme nga një i moshuar i cili i kishte përfituar nga një varr i vjetër. Kur bullizuesit e tij bëjnë një shaka me pasoja të rënda, ai përdor fuqitë e tij për tu hakmarrë me gjak ndaj tyre.
Kur një djalë i ri, Noah, takon Zoin, një vajzë të re që jeton në një motel, ata krijojnë një lidhje të pathyeshme. Menjëherë pasi Noah zbulon një sekret për të, ndryshon përgjithmonë edhe rrjedha e pushimeve verore të tij.
Një grua zgjohet në një dhomë kriogjenike duke mos e ditur se si përfundoi atje, dhe ajo duhet të gjejë patjetër një rrugëdalje para se t’i mbarojë oksigjeni.
Një ekuipazh prej tre personash në një mision në Mars përballet me një zgjedhje të pamundur kur një pasagjer i paplanifikuar rrezikon jetën e të gjithëve në bord.
Profesori Paul Langford dhe vajza e tij Katerin janë ende duke u ndeshur me misteret e reliktit antik që zbuluan në shkretëtirën egjiptiane.
Duke kërkuar ndihmën e dy ushtarëve, Katerin duhet të shpëtojë Tokën nga një errësirë e paimagjinueshme.
Historia e egër e dashurisë gjatë rritjes ... dhe hedhjes në erë. Kur studentët në shkollën e tyre fillojnë të shpërthejnë (vërtetë), studentët e vitit të fundit Mara dhe Dilan përpiqen të mbijetojnë në një botë
ku secili moment mund të jetë i fundit.
Të arrish të mbash gjallë një mardhënie te fortë dhe të qëndrueshme, duke përballuar sfida të mëdha. Humbja e vetvetes dhe kujtimeve që të shoqërojnë në çdo hap të jetës që fshin historinë e dashurisë si pasojë e përhapjes së një "misteri" shkatërues.