Në momentet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, një ushtar i ri gjerman që lufton për mbijetesë, gjen një uniformë të kapitenit nazist. Duke u paraqitur si një oficer, ai shpejt merr identitetin monstruoz të autorëve nga të cilët po përpiqet të shpëtojë.
Një grup kafshësh, mbështetet te përmbytja vjetore e lumit për të patur ushqim dhe ujë, por shumë shpejt ata do të zbulojnë se njerëzit, të cilët kanë qenë duke shkatërruar mjedisin e tyre, kanë ndërtuar një digë për një rezort pushimi. Kafshët vendosin të luftojnë për të shpëtuar shtëpinë e tyre dhe për t’i dhënë një mesazh njerëzve që mos të ndërhyjnë te natyra.
Jeta e Katjas rrënohet pasi humbet të shoqin dhe të birin në një sulm me bombë. Pas një kohe të gjatë duke vajtuar, ajo vendos të kërkojë të hakmerret.
Jeta e adoleshentëve, e shfaqur sipas drejtimeve të ndryshme sociale. Për ta, seksualiteti ka zëvendësuar dashurinë dhe kjo ka çuar në një nënvlerësim të emocioneve.
Richthofen shkon në luftë si mijëra njerëz të tjerë. Si pilotë luftarakë, ata bëhen heronj kultesh për ushtarët në fushat e betejës. Të shënuar nga sjellja sportive, saktësia teknike dhe pasuria kalorësie, ata kanë kodin e tyre të nderit. Para shumë kohe ai fillon të kuptojë se statusi i tij heroi është mashtrues. Dashuria e tij për Kate, një infermiere, ja hap sytë ndaj brutalitetit të luftës.
Në Prill të vitit 1945, Gjermania qëndron në prag të humbjes kundër ushtrise Sovjetike, dhe është drejt izolimit nga perëndimi dhe në jug. Berlini, kryeqyteti i Rajhut të Tretë, po bie në duar të Sovjetikëve, Adolf Hitler, këmbëngul se Gjermania do të vazhdojë të korrë fitore, dhe urdhëron gjeneralët e tij të luftojnë deri në ushtarin e fundit. "Downfall - Der Untergang" zbulon ditët e fundit të Rahjut, ku krerët e lartë Gjermanë fillojnë të dezertojnë nga Fyhreri i tyre i dashur, në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre, ndërkohë të tjerët në heshtje zotohen se do të vdesin përkrah Hitlerit. Hitleri vetë, kalon në formën e një njeriu me paranoja, plot optimizëm në një moment dhe në depresion vetvrasës në një tjetër. Kur fundi vjen, dhe Hitleri vret veten, ajo çfarë ngelet nga ushtria e tij duhet të gjejë një rrugë, për t'i dhënë fund luftës, e cila u quajt dhe Beteja e Berlinit, të ulin armët dhe të dorëzohen.
Në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenjve. Ana Frank shkruajti në ditarin e saj çdo gjë që i ndodhi familjes së saj gjatë dy viteve të fshehur në errësirë.
KUJDES! FILMI PËRMBAN DISA SKENA TË FORTA EROTIKE! NDALOHET RREPTESISHT PËR SHIKUES TË MOSHES NËN 18 VJEÇ!
Një përplasje vdekjeprurëse shpalos tre histori të ndërthurura të femrave në pika krize.
Një infermiere me një familje të qetë rizbulon pasionin me një tregtar. Një shitëse shtiret se është shtatzënë për të mbajtur të dashurin e saj.
Një grua e divorcuar nga burri i mëparshëm, a do arrijë t'i rezistojë dhunës dhe presionit të tij?
Fotografja e re Nadja ndihmon nënën e saj me fitimet prej punës në një revistë. Në një diskotekë ajo njihet me Dariusin dhe marrëdhënia e tyre më pas është shumë pasionante...
Një grua e martuar, e lumtur ka një vajzë, dhe është pothuajse gjashtë muajshe shtatzënë kur i lindin dyshime nëse e do me të vërtetë një fëmijë tjetër, pasi kjo mund të ndikojë në karrierë dhe mendon opsionin e një aborti të vonë.
Një grua e rregullt e cila nuk mendon shumë për të bërë qejf në jetë (Sandra Hüller) duhet të kalojë kohë me babanë e saj të çuditshëm (Peter Simonischek) kur ai i bën një vizitë surprizë.
Filmi përbën një histroi te nje gruaje e cila jeton vet. Ajo ka një djalë i cili shkon te jetoj me babain e tij në një vend tjetër, ajo punon në një hotel, luksoz që ka kaluar po thuajse 10 vite që kur ajo nuk ka bër dashuri, dhe pa pritmas vi një burr i verbër....
Falsifikuesit është historia e vërtetë e operacionit më të madh në historinë e falsifikimit, krijuar prej nazistëve në 1936 për të falsifikuar para. Salomon “Sally” Sorouitsch është mbreti i falsifikimeve. Ai jeton një jetë të djallëzuar të kartave, pije alkoolike, dhe grave në Berlin gjatë epokës naziste. Papritur fati i tij ndryshon kur arrestohet dhe futet menjëherë në një kamp ku fillon të shfaq aftësitë e tija të jashtëzakonshme…
Dikur ka qenë burimi i jetës, i dritës dhe i ngrohtësisë. Por tani dielli e ka kthyer të gjithë botën në një shkretëtirë të nxehtë dhe shterpe. Pyjet janë të përvëluar. Kockat e kafshëve dergjen nëpër rrugë. Akoma dhe netët janë të shndritshme. Maria, motra e saj e vogël Liona dhe Filipi po shkojnë drejt maleve me një makinë të mbuluar. Thashethemet thonë se ka ende ujë që po rrjedh atje. Gjatë rrugës, ata përballen me Tomin, një mekanik që bëhet i domosdoshëm. Por a mund t’i zënë besë atij? Tensioni rritet në këtë grup të vogël. Sikur mos të mjaftonte kjo, ata tërhiqen në një pritë. Aty fillon beteja e tyre e vërtetë për mbijetesë...
Një vajzë e re Spanjolle e sapo transferuar në Berlin, flirton me një djalë, ku dalja me shokët e tij atë natë rezulton në zbulimin e një sekreti të rrezikshëm.
Një nënë, pas një operacioni në fytyrë, bashkë me binjakët e saj shpëngulen në një shtëpi në periferi. Por binjakët dyshojnë se nëna e tyre është ajo që hiqet se është.