Gjatë shekullit të 16, piratët japonezë zbarkuan në vijën bregdetare kineze. Më 1557, piratët pushtuan Cengang në Zhejiang. Pas shumë muajve me përpjekje të kota, Komandant Yu i mund nën udhëheqjen e Gjeneralit të famshëm Ki. Megjithatë, piratët ia dalin të arratisen.
Tre turistë amerikanë ndjekin një hartë misterioze në drejt një xhungle në Japoni në kërkim të një tempulli antik.
Kur shpirtrat u zënë kurth, aventura e tyre kthehet në një mankth të tmerrshëm...
Kur ambasada iraniane në Londër sulmohet nga njerëz të armatosur, i takon një grupi ushtarësh shumë të trajnuar të përgatiten për një bastisje si asnjë lloj tjetër.
Filmi "Premtimi", tregon për ditët e fundit të Perandorisë Osmane, ku ndjek trekëndëshin e dashurisë ndërmjet Mikaelit, studentit të shkëlqyer të mjekësisë, Anës, vajzës së bukur dhe të sofistikuar dhe Krisit, gazetarit të njohur amerikan që jeton në Paris...
Ky film është frymëzuar nga ngjarjet e vërteta, në vitin 1939 ndodhi vala e fundit e emigracionit nga
Afrika e Veriut, për t'i ikur varfërisë, punëtoret nga Algjeria dhe Maroku u tërhoqën ne Paris
për të punuar neper fabrika dhe neper kanotierë ndërtimor, lufta dhe pushtimi Gjerman i
dhanë fund këti emigrimi, shumica u kthyen ne shtepi dhe shume pak veta mbeten pas të papune
dhe të pa shprese, ne Parisin e pushtuar...
Duke dëgjuar dhe ndjekur zemrën e tij, Efraimi Hanks gjen rrugën e tij në jetë dhe në fund siguron lehtësin dhe shpëtimin për vuajtjet e karrocave të dorës të kompanies Martin. Kjo ngjarja është bazur në një histori të vërtetë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Indi, në kohën kur Gandi përpiqej të fitonte mbi Bosin,
lind një trekëndësh dashurie. Aktorja e famshme Xhulia, e fejuara e ish aktorit të filmave aksion,
Rusi Bilimoria, gjatë një udhëtimi për në bazën ushtarake indiane, bie në dashuri me rreshterin Nauab Malik.
Mes sulmeve të shumta, do jetë e vështirë që të mbahet sekret një lidhje kaq e fortë.
Një film rrëqethës mbi një familje Sike dhe peripecitë që heq ajo në një Delhi të pushtuar nga trazirat anti-Sike që lindën pas vrasjes së kryeministres së atëhershme, Indira Gandi.
Një mbretëreshë e re, e cila është e martuar me një mbret të çmendur, bie fshehurazi në dashuri me mjekun e saj, dhe së bashku ata fillojnë një revolucion që ndryshon një komb përgjithmonë.
DITA E PATRIOTEVE: Historia e bombardimit në maratonën e Bostonit në vitin 2013 dhe pasojat e saj, përfshirë kërkimin e thellë të terroristëve përgjegjës për këtë bombardim.
Në Kaliforni, në vendin e mollëve, 900 punonjës sezonalë u ngritën “në betejë të dyshimtë” kundër pronarëve të tokës. Grupi vazhdon një jetë më vete, më të fortë sesa ajo e anëtarëve individualë të tij dhe më të frikshme. E drejtuar nga Xhim Nolani, greva bazohet në idealizmin tragjik, në “kurajën për të mos u nënshtruar apo dorëzuar kurrë.” Botuar në vitin 1936, libri "Në Betejë Të Dyshimtë" konsiderohet si vepra e parë e madhe e autorit fitues të çmimit Pulitzer, Xhon Stajnbek.
Bazuar në një histori të vërtetë. Një skuadër femrash afro-amerikane që punon për NASA-n kryejnë llogaritjet e duhura që misionet hapësinore të përmbushen me sukses.
Në vitin 1956, Ernesto 'Che' Guevara dhe një bandë kubanezësh e udhëhequr nga Kastro, ngrenë një ushtri për të hedhur poshtë regjimin e diktatorit Fulgencio Batista.
Mjeku ushtarak amerikan i Luftës së Dytë Botërore Desmond T. Dos, i cili shërbeu gjatë betejës në Okinaua, refuzon të vrasë njerëz dhe kthehet në njeriun e parë në historinë e Amerikës që merr Medalje Nderi pa qëlluar as edhe një plumb të vetëm.
Përshkimi epik i 4,300 miljeve të Oqeanit Paqësor nga eksploruesi legjendar norvegjez Thor Heyerdal mbi një trap me dru balse më 1947, vërtetoi se e njëjta gjë do të mund të kishte ndodhur në periudhën para-kolumbiane me shpërnguljen e amerikanojugorëve në Polinezi.