Berri është një mekanik i talentuar dhe familja e tij përçahet në prag të një apokalipsi mumiesh. Motra e tij, Bruki, rrëmbehet nga një skuadër ushtarësh të veshur me maska-gazi dhe....
Një ekip filmik i "National Geographic", merret peng nga një gjahtar i çmendur, i cili i merr ata me vete në kërkimin e tij për të kapur gjarpërin më të madhë vdekjeprurës në botë.
Një vajzë rrëmbehet nga shtëpia e saj dhe rrëbyesit kërkojnë nga babai i saj 5 milion dollarë. Rrëmbimi s'ka të bëjë vetëm me shumën e parave, por duket se për dikë është edhe çështje personale!
Pasi një nga bandë psikopatësh rrëmbejnë dhe sulmojnë brutalisht dy vajza, gjejnë strehim në një shtëpi pushimi që i përket prindërve të një prej viktimave. Kur e ëma dhe i ati i viktimës mësojnë histori tragjike, bëjnë që tre të huajit të mallkoj ditën që hynë në shtëpinë e fundit në të majtë.
Katër histori të ndërthurura që ndodhën në Hallouin: Një drejtor gjimnazi i cili ka një jetë sekrete si vrasës serial, një e virgjër kolegji mund të ketë takuar djalin e duhur; një grup adoleshentësh organizojnë një shaka të ligë; një grua e cila e urren errësirën duhet të merret me bashkëshortin, të fiksuar pas pushimeve.
Reporterja televizive Anxhela, shpëtohet nga ndërtesa dhe dërgohet në anije naftëmbajtëse për t'u ekzaminuar.
Por është e panjohur për ushtarët nëse ajo mbart farën e një virusi misterioz demonik.
Një grup adoleshentësh, duke qëndruar gjatë fundjavës në një shtëpizë pranë liqenit, kërcënohen nga një lloj kastorësh-zombi vdekjeprurës. Fundjava e tyre e shthurur shumë shpejt kthehet në një tmerr, ndërkohë që kastorët i rrethojnë gjithandej.
Një studente që qëndron në konvikt gjatë ditës së falënderimeve është vënë në shënjestër nga disa student të margjinalizuar, asaj i duhet të kapërcej frikën e saj më të thellë për t'i mundur me dinakëri.
65 vjet më vonë kur nje vrasës serial i maskuar terrorioi qytetin e vogël të Teksarkanas, me krimet të ashtuquajtura “vrasje nën dritën e hënës” fillojnë sërish. A është plagjiaturë apo diçka edhe më e keqe? Një vajzë e vetmuar e shkollës së mesme, me sekretet e errëta të saj, mund të jetë çelësi për kapjen e tij.
Majkëll King, një njeri që nuk besonte as në Zot dhe as në djall, i shtyrë nga vdekja e papritur e gruas së tij, vendos të bëj një dokumentar për gjërat e mbinatyrshme dhe e vendos veten në qendër të këtij eksperimenti. Ai do të bëjë gjithçka vetëm për të marrë një provë fizike që tregon se Zoti apo djalli ekzistojnë.
Një avokate merr në mbrojtje një njeri që dyshohet se ka masakruar një familje amerikane. Edhe pse ky njeri duket i qetë dhe i butë, shumë shpejt zbulohet se ai është përbindësh.
Një grup miqsh bëjnë një vizitë natën vonë në morgun e qytetit për t’i bërë një surprizë Emit për ditëlindjen e saj. Por surpriza e vërtetë vjen kur kufoma me një sy e psikopatit brutal Xhejkob Gudnajt ngrihet papritur nga krevati i ftohtë i bodrumit të morgut. Festa e tyre e çmendur kthehet në një kërdi tmerruese ndërsa vrasësi sadist vazhdon tërbimin e tij me çengela, bisturi dhe sharra elektrike.
Oficeri i policisë së Nju Jorkut, Ralf Sarçi investigon një sërë krimesh. Ai bashkon forcat me një prift të pazakontë, i shkolluar për ritet ekzorciste, për të luftuar djajtë të cilët kanë pushtuar njerëzit në qytet.
Vazhdimi i egër dhe tmerri i cili ka kapluar Indinë nga një epidemi infektuese sjell vendin në kaos të madhe, ku një amerikan shkon për vizite dhe bllokohet me të dashurën e ti shtatzëne...
Duke kërkuar për një student të zhdukur, dy hetues privatë hyjne në shtëpinë e tij dhe zbulojne koleksionin e tij të kasetave VHS. Duke parë përmbajtjen të çdo kasete, ata e kuptojnë se mund të ketë motive të errëta për zhdukjes e studentit.
Fluturimi 7500, niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelos në drejtim të Tokios. Udhëtimi ndodh të jetë brenda natës, dhe zgjat 10 orë. Gjatë udhëtimit mbi hapësirën e Oqeanit Paqësor, pasagjerët kanë hasur në atë që duket të jetë një forcë mbinatyrore në kabinën e aeroplanit.
Një skuadër minatorësh qymyri bllokohen 600 metra nën tokë pas një shembje katastrofale. Pas një farë kohe, kur ajri bëhet më toksik, minatorët fillojnë e çmenden...