Martin Eden është një djalë i ri i varfër dhe punëtor që nis rrugëtimin e tij të dijes për t'u bërë shkrimtar dhe për të marrë një pozicion në elitën shoqërore, por përballet me rrethana të vështira politike, ekonomike dhe sociale.
(Bazuar në ngjarje të vërteta) Jeta reale e Tomaso Busketës, i quajtur ndryshe "bosi i dy botëve", i cili i bë informatori i parë i mafies, në Sicilinë e viteve 80'.
Oskari vjen në jetë gjatë një nate me stuhi dhe ai ishte i jashtëzakonshëm. Mund të fluturonte. Mamaja dhe gjyshja arratisen me fëmijën dhe mundohen ta fshehin nga sytë e botës për shumë vite.
Lazaro, një punëtor i ri zemërmirë dhe Tankredi, një fisnik i ri, i mallkuar nga imagjinata e tij, formojnë një lidhje të pazakontë kur Tankredi i kërkon Lazaros ta ndihmojë të thurin rrëmbimin e tij.
Është viti 1943. Lufta e Dytë Botërore po djeg Evropën. Në Nju Jork, Arturo dhe Flora janë të dashuruar, por ajo i është premtuar për martesë djalit të një shefi mafioz. E vetmja mënyrë për t’u martuar me Florën, është që Arturo të marrë lejen nga babai i saj, i cili jeton në një fshat në Siçili. Arturo nuk ka para, kështu që për të ardhur në Siçili atij i duhet të regjistrohet në ushtrinë amerikane, e cila po përgatitet për zbarkimin në ishull.
Një profesor universiteti e gjen veten papunë për shkak të mos financimit të kërkimit të tij shkencor. I gjendur ngushtë, me mjaft pagesa për të bërë, ai ndërmerr një vendim drastik, do të përdor zbulimin tij për të prodhuar një drogë të pastër e të ligjshme. Krijon me miqtë e tij profesorë një bandë shpërndarësish droge. Fillimi do të jetë emocionues, por situata do tu dalë jashtë kontrollit.
Ka kaluar një vit që kur banda e Pietro Zinit u arrestua për prodhim dhe shpërndarje droge. Tani, një kërcënim i ri detyron Pietron dhe bandën e tij të arratisen nga burgu për të parandaluar një ngjarje me përmasa katastrofale.
Një histori e bazuar në realitet, kjo është komedia e zezë e 20 viteve histori të Siçilisë nga vitet 70 deri në vitet 90' me prezencën e mafias dhe bosit Toto Rina që urdhëron një seri vrasjes të heronjve antimafia. Historia fokusohet tek një djalosh të rritur në Palermo i cili mundohet të fitojë dashurinë e vajze të quajtur Flora.
Kjo është historia e një familje kriminale nga Kalabria, aty ku “vendeta” (gjakmarrja) është ende gjallë. Tre vëllezër, bij të një bariu të vrarë, janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Luixhi, tregtar ndërkombëtar droge, Roko, biznesmen i klasës së mesme dhe Luçano, që bën jetën e heshtur të një bariu... Kur njëri nga vëllezërit bëhet pre e vendetës, jetët e tyre do të tronditen, pa kthim pas.
Një familje e madhe, të afërm që takohen shpesh e të tjerë më rrallë, mblidhen të gjithë për të festuar përvjetorin e 50-të të martesës së gjyshe Albës me gjysh Pietron në një vilë madhështore, në ishullin ku ata jetojnë. Për shkak të motit të keq ngelen të bllokuar në ishull dhe dëshira për të ndenjur me njëri-tjetrin fillon të zbehet.
Simone, një financier i ngathët, bie në dashuri me Klaudian, e cila jeton me pensionin e gjyshes së saj. Kur e moshuara ndërron jetë, Klaudia e fsheh trupin e saj në frigorifer dhe bëhet pjesë e një mashtrimi bashkë me ndihmën e mikeve të saj për të shmangur falimentimin.
Santo Ruso e filloi jetën si një djalë i thjesht province për t’u shndërruar më vonë në një bos krimi. Duke filluar me vjedhjet, rrëmbimet, vrasjet dhe droga, Santo i provoi të tëra për të arritur majat dhe për të gjetur kënaqësinë në jetë. Por sa më shumë fitonte, aq më shumë gjëra të tjera dëshironte. Derisa erdhi një moment që arriti majën dhe e vetmja gjë që mund të bënte ishte zbriste dhe të fillonte nga fillimi.
Marçelo, një rritës i vogël dhe i sjellshëm qensh, e gjen veten të përfshirë në një marrëdhënie të rrezikshme varësie me Simonen, një ish-boksier i dhunshëm i cili terrorizon të gjithë lagjen. Në një tentativë për të rikthyer dinjitetin e tij Marçelo do ti nënshtrohet një akti të pazakontë hakmarrjeje.
Kur kryeministri italian dhe dashnorja e tij nga partia opozitare gjejnë një të vdekur në suitën e hotelit, gjatë udhëtimit në Hungari, ata përfshihen në një seri situatash komike. Satirë mbi moralin dhe jetën e politikanëve...
Historia e vërtetë e rasteve gjyqësore të viteve të fundit. Stefano Cucchi u arrestua
për një krim të vogël dhe u vdiq pas arrestimit të tij. Brenda një jave, një familje ndryshoi përgjithmonë.
"Një çifut ka romancë të mrekullueshme falë humorit të tij, por duhet të jetë në të "njëjtin humor" për ta mbrojtur djalin e tij, në një kamp përqendrimi nazist". (KA FITUAR 3 OSKAR)
Keko ka lindur në një qytet të vogël, por të privilegjuar, të Italisë dhe ka një punë fikse në zyrë. Kur qeveria vendos të bëjë një reformë për shkurtimin e vendeve të punës, Keko është i detyruar të pranojë kushtet që përkeqësohen.
Një film i vitit 1969 me aktorët e njohur Alain Delon, Jean Gabin dhe Lino Ventura. Një hajdut, i cili arratiset nga burgu, punon me një Sicilian për të bërë një goditje të fundit … një vjedhje e disa diamanteve të çmuar në Venecia.…
Një djalosh cigan në Itali, i rritur në një ambjent aspak fëmijëror vihet në udhëkryq në zgjedhjen mes jetës si i rritur kriminel apo fëmijë i pafajshëm.