Pasi humbi nënën dhe shtëpinë e tij, Artur gjen një ngushëllim duke iu bashkuar me ushtrisë. Sidoqoftë, lufta nuk është aspak ashtu si ai e imagjinonte.
Pasi e gjen një pushkë të vjetër, një djalë i ri i bashkohet ushtrisë Sovjetike dhe përjeton tmerret e luftës së Dytë Botërore kundër forcave të pamëshirshme Gjermane.
Më 1944 një grup i guximshëm me ushtarë rus arritën të shpëtojnë nga robëria e gjermanëve me një tank gjysmë të shkatërruar T-34, ikonë e rusëve. Ajo ishte koha e betejave legjendare, dashurisë së pathyeshme dhe mrekullive të mëdha.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, tre aviatorë të Marinës Amerikane përplasin bombarduesin e tyre në Paqësorin Jugor dhe përpiqen të mbijetojnë në një gomone të vogël.
Rusi, 1917, Lufta e Parë Botërore. Kjo është historia e Batalionit të Parë të Vdekjes Ruse të Grave, i formuar si pjesë e një dredhie propagandistike të keq-ideuar nga Qeveria e Përkohshme Ruse në fund të majit të 1917-ës.
Historia e katër ushtarëve amerikanë, të cilët, pasi janë dëshmitarë të një vrasje të egër të një civili të pafajshëm nga duart e Rreshterit të tyre, dërgohen në një mison vetëvrasës të udhëhequr nga një partizan i zonës.
Filmi 'Forcat Speciale' është një histori guximi, nderi dhe sakrifice. Një skuadër e forcave speciale franceze dërgohet në Afganistan, për të shpëtuar një gazetare të rrëmbyer nga talebanët. Edhe pse arrijnë ta shpëtojnë, ata ndodhen në zemër të territorit armik dhe dalja gjallë prej aty do të jetë një mision pothuajse i pamundur.
Semi, si kapiteni skuadre, e drejton grupin e saj të ushtarëve në një mision të rrezikshëm. Duhet të shpëtojnë pengjet nga rrëmbyesit në Afrikën e largët. Por kur misioni shkon keq dhe grupi shpërndahet, ata hasin një përballje të përgjakshme me një bandë rebelësh dhe me një turmë të tërbuar luanësh.
Pasi 4 korrierë romakë, që nisen për të marrë lajme rreth murtajës, zhduken pa lënë gjurmë, Roma detyrohet të dërgojë legjionarët e saj më të mirë për të zbuluar të vërtetën. Me se do përballen ata në rrugëtimin e tyre?
Në vitet ’50, në Algjeri, një mësues shkolle pranon të dorëzojë në gjykatën franceze një vendas të akuzuar për vrasje. Dy burra shumë të ndryshëm në një botë të trazuar, janë të detyruar të udhëtojnë së bashku në malet e Atlasit, drejt fatit të tyre…
Pesë ushtarë amerikanë janë caktuar për të ruajtur një kështjellë franceze në fund të Luftës së Dytë Botërore. Aty, ata hasin një armik të mbinatyrshëm shumë më të tmerrshëm se ata që shihen në fushën e betejës...
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, një kapiten i papërvojë i SH.B.A-së duhet të udhëheqë një kolonë aleate që po ndiqet nga një tufë nëndetësesh naziste.
Në vjeshtën e Leningradit të 1945-ës Ija dhe shoqja e saj Masha përpiqen të mbijetojnë duke thurur ëndrra dhe duke u përpjekur të kalojnë traumën e luftës.
Kjo është historia e një grupi ushtarësh gjermanë që përpiqen të bashkohen me ushtrinë e tyre gjatë luftës së dytë botërore. Një histori tradhtie, gjaku dhe dashurie që tregon që lufta nxjerr në pah më të mirën dhe më të keqen e njeriut.
Mbretëria mongole është rritur më shumë se kurrë. Ushtritë e saj rrethojnë pjesën më të madhe të Evropës Lindore. Një fshat i vogël lufton për liri në peizazhin kufitar të maleve Karpate.
Gjatë luftës së dytë botërore, një çift i ri të dashuruarish lufton mes tradhtive, dhunës dhe rreziqeve të luftës për t’iu larguar qytetit në rrethim dhe për të jetuar një jetë më të mirë, duke u nisur në një udhëtim të rrezikshëm përmes bombave dhe dallgëve.