Një adoleshent që jeton me babanë e tij në periferi kryen mashtrime të vogla duke përdorur aftësinë e tij për të gjeneruar iluzione vizuale mbi viktimat që nuk dyshojnë. Por gjërat ndërlikohen kur fuqitë e tij dalin jashtë kontrollit në publik.
Një vrasësi të operacioneve speciale i kryqëzohen rrugët me një agjent të DEA-s, ndërsa përpiqen të ndalojnë një organizatë kiberterroriste të sulmojë rrjetin elektrik dhe të shkaktojë një katastrofë.
Duke shpresuar për një kurë të mrekullueshme, Xhon Kramer udhëton në Meksikë për një procedurë mjekësore të rrezikshme dhe eksperimentale, vetëm për të zbuluar se i gjithë operacioni është një mashtrim. I armatosur me një qëllim të ri, vrasësi serial famëkeq përdor kurthe të çmendura dhe të zgjuara për t'i kthyer monedhën mashtruesve.
Një promovim i papritur në një fond mbrojtës të ashpër e shtyn marrëdhënien e një çifti të ri në buzë, duke kërcënuar të zbulohet shumë më tepër se fejesa e tyre e fundit.
Një detektiv privat është i detyruar të bashkëpunojë me disa njerëz të padëshiruar, për të gjetur një person të zhdukur dhe përfshihet në rrethana që përmbysin çdo plan që kishte bërë dhe që i rrezikojnë jetën.
Pas vrasjes brutale të një agjenteje të re për pasuritë e paluajtshme, një detektiv me eksperiencë përpiqet të zbulojë të vërtetën kur në fakt, asgjë nuk është ashtu siç duket dhe duke bërë kështu, shkatërron gjithë iluzionet në jetën e tij.
Francë, viti 1956. Një prift është vrarë. Një e keqe po përhapet. Vazhdimi i filmit që ishte sukses botëror, na sjell sërisht motër Irenën teksa përballet edhe një herë me Valakun, demonin murgeshë.
Pas vrasjes së djalit të saj të larguar, një gazetare krijon një aleancë të pamundur me të dashurën e tij shtatzënë për të gjetur përgjegjësit.
Së bashku, ata përballen me një botë droge dhe korrupsioni në pjesën e errët të një qyteti të vogël.
Një vejushë mëson nga e dashura e burrit të saj që ka ndërruar jetë, se vdekja e tij nuk ishte aksident. Dy gratë krijojnë një aleancë të pazakontë për të zbuluar të vërtetën e vdekjes së tij dhe për të demaskuar burrin që të dyja e donin.
Kur në derën e një terapisti shfaqet papritur një pacient i dëshpëruar që kërkon ndihmë, ai lë pa vetes një krijesë të tmerrshme të mbinatyrshme që sulmon familjet dhe ushqehet me vuajtjet e viktimave të tij.
Një moderatore e përmbajtjes në internet fshin një video vetëvrasjeje të bërë nga kolegia e saj. Por e pa sensibilizuar ajo nuk mund të shpëtojë as nga e kaluara e saj e trazuar dhe as nga një prani misterioze hakmarrëse.
Një avokat i kthyer në hetues privat merr përsipër një çështje të një personi të zhdukur, duke e shtyrë atë në një kërkim të papritur i cili i ndryshon jetën.
Një operativ amerikan i cili pësoi humbje të kujtesës për shkak të torturave të rrëmbyesve të tij, zvarritet përsëri në botën vdekjeprurëse të spiunëve kur një kolege e tij humbet. Për ta gjetur, duhet të përdorë aftësitë që ka, por për të zbuluar të vërtetën, duhet të kujtojë të kaluarën.
Një vëlla e motër që nuk i besojnë njëri-tjetrit, ndërsa nisin një udhëtim rafting me një grup të vogël. Një nga miqtë e tyre nga fëmijëria rezulton të jetë më i rrezikshëm se sa duket.
U RREGULLUAN TITRAT! Lambertët duhet të shkojnë më thellë më shumë se kurrë më parë në Të Përtejmen për të pushuar njëherë e përgjithmonë demonët e tyre.
Ndërkohë që një forcë e frikshme dhe misterioze përhapet tek njerëzimi, një kërcënim tjetër i lig endet duke vrarë e duke terrorizuar ata që guxojnë të kundërshtojnë profetët e rremë që flasin në emër të Zotit
Një violioniste e verbër bën transplantimin e korneas dhe menjëherë pas operacionit fillon të shikojë gjëra jo reale, njerëz nga bota e përtejme. Për ta kuptuar çfarë po i ndodhte, kërkon të dijë kush ishte donatorja e saj dhe kur e gjen, zbulon një të vërtetë të frikshme.
Një fotomodele amerikane që shkon turiste në Tajlandë, njihet me një vajzë tjetër dhe shumë shpejt bëhen shoqe, por i besoi njeriut të gabuar, sepse bie në kurthin e frikshëm të ngritur prej saj, një kurth ku përfshihen edhe shumë të tjerë që mbeten viktima të ligësisë së vajzës së panjohur.