Fëmijët e Të Këqijve më të famshëm të Disnei-t kthehen në Ishullin e Të Humburve për të rekrutuar një grup të ri të pasardhësve të egër për t'u bashkuar me ta në Auradon Prep.
Violet është një adoleshente e ndrojtur e cila ëndërron të arratiset nga qyteti i saj i vogël për të ndjekur pasionin e saj për këngën. Me ndihmën e një mësuesi të pazakontë, ajo futet në një konkurs lokal këndimi që do testojë integritetin e saj,talentin dhe ambicien. I frymëzuar nga një kulturë popi, Teen Spirit është një kthesë e thellë dhe me stil të ngjashëm me historinë e Hirushes.
Muradi, 22-vjeçari që jeton në një geto të Mumbait, është bir i një shoferi, që ka punuar shumë për ta shkolluar atë. Por, për Muradin, ka lindur tashmë një ëndërr tjetër: Ëndrra për t’u bërë këngëtar i muzikës rep. Për të, ka vetëm dy rrugë: Dështim i plotë ose sukses që do të kapërcejë klasën e tij shoqërore...
Një muzikal i këndshëm i interpretuar nga Donald Glover dhe Rihana, të cilët luajnë rolin e dy personazheve të cilët në mënyrën e tyre duan të ndryshojnë fatin e banorëve të Ishullit të Guavës.
Një grup i pazakontë rrethanash sjellin suksesin e papritur të Çelestes, e cilia e gjen veten në betejat personale dhe grackat e famës që kërcënojnë karrierën e saj.
Disa kërcimtarë francezë mblidhen në një ndërtesë të largët, bosh, për të bërë prova në një natë dimri. Festa gjatë gjithë natës shndërrohet në një makth halucinacionesh kur mësojnë se në sangrinë e tyre kanë hedhur LSD.
Buçkoja është vajza adoleshente e mbushur e një ish-mbretëreshe të bukurisë, e cila regjistrohet në paradën e nënës së saj në shenjë proteste, gjë që përshkallëzohet kur konkurrentet e tjera ndjekin hapat e saj,duke revolucionarizuar paradën dhe qytetin e vogël të Teksasit.
Një balerinë e vetë-trajnuar në rrugët e Detroitit bashkë me një grup hip-hopi ekstrem dhe me ndihmën e një ish lojtari hokei të kthyer tashmë në kërcimtar, ka ende mundësinë që ta bëjë ëndrrën e saj realitet, (të arrijë akademinë më prestigjioze të baletit në Nju Jork, etj...).
Një grup prej 12 adoleshentësh me prejardhje të ndryshme regjistrohen në Akademinë e Baletit Amerikan në Nju Jork. Për t'u bërë balerinë, secili përballet me problemet dhe stresin e stërvitjes dhe ecjen përpara në botën e vallëzimit.
Pasi u poshtërua nga Grupi i kërcimit "Te pamposhturit", kërcimtari i rrugës Ash përpiqet të mbledhë kërcimtaret me të mire nga e gjithë bota për një tjetër beteje kërcimi!
Për të fituar Kampionatin e Kërcimit të Rrugës, një skuadër kërcimi detyrohet të punojë me kërcimtarë baleti të Shkollës Mbretërore në shkëmbim të një vendi për prova...
Bela Parker, e cila ka jetuar gjithmonë nën hijen e motrës së saj shumë të suksesshme, gjen një mundësi për t'u rekrutuar në një nga kompanitë më të famshme të kërcimit në botë.
Në Detroid, ëndrrat madje edhe jetën e vënë në rrezik tre grupe kërcimtarësh të përgatitur për t’u ndeshur në garën ndërkombëtare të “Beat The World”. Sepse tani është dueli përfundimtar për t’u bërë kampion bote.
Dejvidi dhe Elgini shokë dhe partnerë në kërcimet e rrugës, prishin marrëdhënien pas një keqkuptimi. Beteja më e madhe
vjen në qytet dhe duhet të zgjidhet grupi më i mirë i kërcimit. Sfida mes grupeve tjera konkurrente, a do t'i përmirësojë
apo përkeqësojë marrëdhëniet mes Dejvidit dhe Elginin?