Dy vjet pasi del nga burgu, Roi i thotë jo një gare të re të paligjshme nga Bergeni në Murmansk në veri të Rusisë. Por pastaj ai merr vesh që vajza e tij do marrë pjesë me të dashurin e saj...
Pas një kohe të gjatë, Roi sfidohet sërish nga kundërshtari i tij i betuar për të garuar me makinën e tij spotive. Por këtë herë ata do të garojnë 2 mijë kilometra përmes Norvegjisë, nga Oslo për në Kepin e Veriut. Gjatë kësaj kohe Roi duhet të kujdeset edhe për vajzën e tij...
"Konspiracion Besimi" : Një letër e vjetër që ka udhëtuar përtej oqeanit shumë kohë më parë, gjendet në Jutland. Letra është e vështirë të deshifrohet, por kur hetuesi danez nga Sektori Q e merr, personalitetet e çuditshme në sektor gjejnë një kënd të ri dhe mundohen të zbulojnë dhe një tjetër çështje të vjetër dhe të ligë edhe pse pistat ishin të pakta.
Viktor Karpa është një ish-mafioz rus, i cili është zhvendosur në Finlandë dhe ka krijuar familjen e tij. Gjithçka do të shkojë keq kur Presidentja
e re ruse do të bëjë një vizitë në Finlandë dhe atij i duhet që të ndalojë një komplot, i cili synon vrasjen e Presidentes.
Estela, një nënë e vetme që ka një vajzë të vogël për të rritur, përdor kontaktet e burrit të saj të vdekur për të siguruar para mjaftueshëm që t'ia mbathë nga Stokholmi.
16-vjeçarja Mari jeton në një ishull të vogël me babanë dhe me nënën e saj e cila vuan nga një sëmundje misterioze, por kur e ëma vdes papritur, Mari fillon të shndërrohet në një përbindësh kanibal.