Një grup miqsh fillojnë të përjetojnë gjëra të çuditshme në qytetin e tyre.
Ata e kuptojnë se alienët kanë pushtuar qytetin dhe duhet të gjejnë një mënyrë për t'i mbijetuar sulmit të tyre.
Kolonele Katerinë Pauëll, një oficere ushtarake në drejtimin e operacioni për të kaput terroristë në Kenia, shikon misionin e saj të përshkallëzohet, kur një vajzë futet në zonën e vrasjes, duke shkaktuar një diskutim ndërkombëtar mbi ndërlikimet e një lufte moderne.
Katër jetë kryqëzohen në lumin Ganges; një djalë i shtresës së ulët tmerrësisht i dashuruar, një bijë fajtore për një marrëdhënie seksuale që përfundon në tragjedi, një baba i paaftë me shumë pak moral të mbetur dhe një fëmijë që dëshiron shumë një familje duan shumë të largohen nga moralet e një qyteti të vogël.
8 Gusht, historia e jashtëzakonshme e një gruaje me probleme në punë, në jetën personale, me nënën dhe një fëmijë që kërkon vëmendje të vazhdueshme. Sikur nuk i mjaftonin këto, tani asaj i duhet të shpëtojë djalin e saj nga një zonë konflikti ushtarak.
Dy të rinj, Xhejni dhe Dejvi, dashurohen. Por pasioni i tyre do të përballet me mospëlqimin e prindërve të Xhejnit, që mundohen t’i ndajnë. Dhe kjo do të ketë pasoja për dy të dashuruarit dhe për pak mund të kthehet në një tragjedi.
Në malet diku afër kufirit të Mongolisë, disa persona gjejnë fosile gjigante krijesash të panjohura. Nisin një gerrmin nëntokësor me udhëheqjen e Profesor Yang dhe zbulojnë diçka të mistershme.
Çarli Bronson është një shofer arratisje për grabitje, i cili rrezikon identitetin e tij të "planit të mbrojtjes së dëshmitarëve" në mënyrë që të ndihmojë të dashurën e tij. Kur ai kthehet në Los Anxhelos, federalët dhe ish-banda e tij, i ndjek ata nëpër rrugë.
Një histori dashurie me në qendër ish-boksierin Çul-min dhe operatoren e verbër Jung-hua, e cila rrezikon të mbetet përjetësisht e verbër. E vetmja mënyrë për t'i shpëtuar shikimin është kthimi i Çul-minit në ringun e boksit, por kjo gjë do t'i rrezikonte jetën.
Jeta e një mësuesi kopshti shkatërrohet kur njëra nga vajzat e vogla të kopshtit, Klara 5-vjeçare, që e admiron atë, për hakmarrje ndaj “indiferencës” së tij, u thotë të tjerëve se ai ka kryer një akt të turpshëm para saj.
Kur regjistruesi i një programi në internet zhduket në pyllin e Mahitobës ndërsa intervistonte një lundërtar misterioz, shoku i ngushtë i tij bashkohet me të dashurën e tij dhe fillon ta kërkojë atë.
Në korrik të vitit 2001, mbi 200 mijë njerëz dalin në rrugët e Xhenovas për të protestuar kundër samitit të G8-ës. Aktivistët e anti-globalizmit u përleshën me policinë, ku mbetet i vdekur protestuesi 23 vjeçar Karlo Xhuliani, i qëlluar nga policia. Pas kësaj policia organizon një bastisje në shkollën Diaz Paskoli në Xhenova, ku ishin strehuar qindra njerëz të paarmatosur dhe protestues, aty ishin kryesisht studentë dhe gazetarë të pavarur që dokumentuan brutalitetin e policisë gjatë protestave.
'Ajo çka ndodh ato ditë, quhet shkelja më e rëndë e lirive civile në një vend demokratik perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore'.
Një grup ndërkombëtar kërkimorësh ngazëllehen shumë kur zbulojnë një gjë të jashtëzakonshme në Antarktidë. Shumë shpejt ngazëllimi i tyre kthehet në frikë kur ata kuptojnë se eksperimenti i tyre ka çliruar një gjë misterioze nga akulli. 'Gjëja' përhapet si epidemi, pasi ajo mund të imitojë çdo organizëm që ajo prek. Pjesëtarët e grupit duhet ta izolojnë për të mos u përhapur, por a do arrijnë ata ta izolojnë? Shikoni filmin për më tepër...
Një ari Peruan udhëton për në Londër, në kërkim të një shtëpie të re dhe të një mikut të vjetër eksplorues. I humbur dhe i vetëm në Stationin e Padingtonit, ai takohet me familjen e mirë Braun, të cilët i ofrojnë një strehë. Por ndërkohë...
Një komedi e bazuar në historinë e vërtetë të sipërmarrësit të funeraleve Bernie Tiede, personi më i dashur në qytetin Carthage të Teksasit, i cili u martua me zonjën më të ligë dhe më të pasur të qytetit, e cila shfrytëzoi pasurinë e saj për t'ia shkatërruar jetën Bernit.
Adele dhe Henry, një dyshe nënë e bir, i ofrojnë një udhëtim një burri të plagosur dhe të frikshëm. Megjithatë, ata shpejt mësojnë për të kaluarën e tij misterioze.
Në 1989, anija Rose Noelle, niset nga Picton i Zelandës së Re për në Tonga me katër njerëz në bord. Pasi një dallgë e frikshme e përmbys anijen, ata enden për 119 ditë në det të hapur, në mëshirë të fatit.
Chipmunks dhe Chipettes janë në një anije turistike kur shakatë e tyre kalojnë në det. Ata përfundojnë në një ishull të shkretë, tropikal dhe së shpejti zbulojnë se nuk janë vërtet vetëm.
Në Francë, përpara se Luigji XIV të ngjitej në fron, një baroneshë e re detyrohet të martohet kundër vullnetit të saj dhe kapet në një rrjetë tradhtie dhe vrasjesh, duke kërcënuar atë dhe të shoqin, të cilin e ka dashuruar thellë.
Macoku bashkohet me miqtë e tij, Humpty Dumpty dhe Kitty Softpaws, në mënyrë që të mposhtin dy kriminelë, Jack dhe Jill, dhe të marrin fasulet magjike që ata posedojnë.
Sherri dhe Drew përpiqen të realizojnë ëndrrat e tyre për t'u bërë muzikantë të famshëm. Me ndihmën e njëri-tjetrit, ata arrijnë të lundrojnë nëpër shkëlqimin, magjepsjen dhe sfidat e industrisë së muzikës.