Një shkencëtar shpik një makinë kohe, e cila çon në një konflikt midis vëllait të tij binjak dhe djalit të tij. Koha është e vetmja gjë që njeriu nuk mund ta kontrollojë... po sikur dikush ta ketë fuqinë?
Një djalosh i ri që quhet Kubo, duhet të gjejë një parzmore magjike, të veshur dikur nga i ati tij, për të mposhtur një shpirt hakmarrës nga e shkuara.
Jeta është bërë e padurueshme për Nikun, një 23-vjeçarin i cili është i bindur që është person i keq. Rrjedhimisht, ai shfaqet në Universitetin e Arhusit me armë në xhep dhe tenton të qëllojë kolegët e tij studentë
Bazuar në ngjarje të vërteta. (Filmi përmban skena të rënda vrasjesh dhe lakuriqësie)
Ngjarjet, në trillerin psikologjik zhvillohen në Hungarinë provinciale të viteve '60, kur një sërë vrasjesh të egra trondisin qytetin e vogël të Martfusë. Një vrasës psikotik vazhdon të vrasë gra të reja, ndërsa një i pafajshëm dënohet për një krim që nuk e ka kryer kurrë. Nën presionin e mbingarkesës sociale, politike dhe psikologjike të Hungarisë socialiste, shumë shpejt, të gjithë gjenden të mbërthyer pas kësaj drame së cilës nuk dinë ku t’ia gjejnë fundin...
Përpara pafundësisë së Taigës Siberiane, në brigjet e liqenit të ngrirë Baikal, një ekzekutiv Parizian i arratisur nga qyteti, do të gjejë gjithçka që ka ëndërruar ndonjëherë: të përjetojë thellësisht heshtjen, vetminë dhe hapësirën.
Kur një aksident i kthen pushimet në Vioming në shërbim komunitar, vajzat e qytetit të madh Xhulia dhe Sidnei zbulojnë një kauzë bamirësie që mund të ndryshojë jetën e tyre. Një film origjinal i Hallmark.
Brendoni është një 15 vjeçar që ëndërron të ketë një palë Air Xhordans. Sapo ai arrin të marrë një palë,
një tip në lagje ia vjedh, duke e detyruar Brendonin dhe shokët e tij të ndërmarrin një mision të rrezikshëm në
Oakland për t'i rimarrë mbrapsht.
Ajo që fillon si një natë qëndrimi të çmendur përfundon në një lidhje. Por Dharam dhe Shajra largohen po aq shpejtë nga dashuria. Ku do ti çojë jeta tani?
Historia e Riphagenit, një tradhtar dinak holandez gjatë Luftës së Dytë Botërore, që ndihmoi nazistët të mblidhnin hebrenjtë,
duke vjedhur thesaret e tyre për veten e tij. Ai shkatërroi grupet e Rezistencës, duke i bërë shumë njerëz që ndoqën drejtësinë pas luftës të dukeshin si budallenj.
Naman, Roni dhe Berni, tre studentë nga skuadra e kuiceve gëzohen kur marrin vesh se do shkojnë në Kalkutë për një konkurs sepse shpresojnë që aty do humbin virgjërinë.
Vendosur në fund të viteve 1920, "Koha e Hijeve" ndjek lojën macja dhe miu që shpaloset në mes të një grupi luftëtarësh të rezistencës duke u përpjekur për të sjellë eksploziv nga Shangai për të shkatërruar objektet kryesore japoneze në Seul, dhe agjentët japonez duke u përpjekur për ti ndaluar ata. Një oficer i talentuar i policisë japoneze, i cili ishte më parë në lëvizjen për pavarësi ,është midis një dileme mes kërkesave të realitetit të tij dhe instiktit për të mbështetur një kauzë të madhe.
Një film aksion, dramë dhe romancë, i bazuar në jetën e një mundësi dhe praktikuesi artesh marciale Sultan Ali Khan, dhe arenës tradicionale ku ai merr pjesë, Haryana.
Kosta dhe shokët e tij luajnë çdo ditë futboll rruge. E gjithë jeta e Kostës sillet rreth futbollit. Situata do të ndryshojë për ta kur do të duhet të luajnë disa lojë për të vendosur se kush do të mbajë fushën që lagjia e ka ndërtuar me aq shumë mund.
Pasi një botuese, ndryshon përmbajtjen e një libri rreth një vrasësi të tmerrshëm, duke e kthyer nga trillim, në të vërtetë, shkrimtari e gjen veten në botën e personazhit të librit dhe detyrohet të përjetojë rolin e personazhit të tij për të mbijetuar.
Xhoana është një grua e re që ëndërron të jetë pjesë e elitës së forcës së sigurisë kombëtare RAID. Babai i saj, ministër i Brendshëm, ndërhyn që ajo të pranohet si stazhiere, me qëllim që të zhgënjehet nga ëndrra e saj. Nga ana tjetër, Xhoana stërvitet nga Zheni, i cili nuk e pranon dot idenë e një gruaje në RAID dhe do të bëjë gjithçka për ta shmangur këtë...
Amy Ryan, një studente dhe Ed Phoerum, një astrofizikan i njohur janë të dashuruar prej 6 vitesh. Ata flasin me anë të bisedave me tekst dhe video. Papritur Amy dëgjon lajmin e vdekjes së Edit por ajo vazhdon të marrë mesazhe dhe dhurata nga ai duke mos u ndjerë kurrë e vetmuar.
Marla dhe Simone janë dashuruar marrëzisht dhe kanë një marrëdhënie shumë pasionante. Ata gjithashtu po luftojnë për para dhe nuk janë në gjendje të paguajnë as qeranë. Në dëshpërim ata vendosin të bëjnë video porno.
Me ngjarje të vendosura në Boston në vitin 1978, një takim në një depo të shkretë midis dy bandave kthehet në një shkëmbim zjarri dhe një lojë mbijetese...