Kur Nadja mbetet shtatzënë, çifti bën një përpjekje për të rindezur marrëdhëniet e tyre duke udhëtuar në veri të Suedisë për një udhëtim malor por shpejt udhëtimi i tyre romantik kthehet në një makth.
Një ndërmjetës i ri aksionesh në një firmë të kontrolluar nga Mob Strit në Uoll Strit tradhtohet dhe dërgohet në burg për gjashtë vjet. Kur del jashtë, ai kërkon hakmarrje.
Pasi divorcohet së fundmi dhe pushohet nga puna, Greg takon Izabelën misterioze, një grua të pastrehë dhe të bindur se bota e ndotur dhe e dëmtuar përreth tyre është thjesht një simulim kompjuterik. Edhe pse dyshon në fjalët e saj në fillim, Greg zbulon me kalimin e kohës se mund të ketë ndonjë të vërtetë në komplotin e çmendur të Izabelës.
Mickey Kelley, një nga zotëruesit e parë amerikanë të rripit të zi në jiu-jitsu brazilian, largohet nga gjithçka që do, për të marrë pjesë në një turne të pa sanksionuar të MMA-së.
Një verë në O'ahu rurale merr një kthesë emocionuese për dy fëmijë të rritur në Bruklin. Një ditar që tregon për një thesar të humbur prej kohësh, i vendos ata në një aventurë epike me miq të rinj dhe i çon ata të
lidhen përsëri me trashëgiminë e tyre, Hauajin.
Një pluhur antik që kontrollon njerëzit, shfaq të njëjtin efekt tek të gjithë, por ndikon në mënyrë misterioze tek Xhim, të cilit i dhuron fuqi të pazakonta. Xhim dërgohet në një bazë nëntokësore ku stërvitet për të qenë i denjë për misionin e planifikuar për të mësuar pse jashtëtokësorët janë kthyer në Tokë dhe qëllimet e tyre lidhur me racën njerëzore.
Gjatë kohës që mamaja e saj është jashtë shtetit, një vajzë 18-vjeçare e cila ka jetuar në një komunitet hippie gjatë gjithë jetës së saj, del vjedhurazi në botën e vërtetë për ta gjetur babain e saj biologjik.
Historia e Azizit që vuan nga kriza ekzistenciale në kërkim të rinisë. Ai nuk është i lumtur me punën dhe jetën e tij private që është rrënuar nga motra e tij që jeton prej disa kohësh me familjen e saj në një shtëpi me të.
Ndërsa po patrullonin kufirin babë e bir, Xhekson vret një djalë emigrant meksikan. Kur babai i Xheksonit përpiqet të marrë fajin, Xhekson ikën në jug me kalë, duke u bërë një gringo "i huaj i paligjshëm" në Meksikë. I ndjekur nga Policia e Teksasit dhe federatat meksikane, Xhekson udhëton nëpër Meksikë për të kërkuar falje nga babai i djalit të vdekur vetëm për të rënë në dashuri me vendin që ai ishte mësuar të urrente.
Batmani dhe pesë nxënës të tjerë të arteve marciale, bëhen dëshmitarë të një sekreti mistik, që mund t’i japë fund botës. Pas shumë vitesh të ndarë, ata do të rigjejnë njëri-tjetrin, për të kryer misionin për të cilin i ka përgatitur mjeshtri i tyre i urtë.
Në një të ardhme të afërt, një pilot droni dërgohet në luftën në terren dhe bëhet ortak me një njeri-robot me qëllim për të ndalur disa raketa nukleare me destinacion Amerikën.
Kur dashuria e jetës së tij rrëmbehet dhe mbahet për shpërblim nga terroristët, një hero i luftës Brad Paxton garon me kohën për ta shpëtuar atë në një operacion të guximshëm dhe vdekjeprurës që e vë atë kundër forcave më të fuqishme dhe me hije.