Një çift iranian që jeton në SHBA zihet në kurth brenda një hoteli kur disa ngjarje misterioze i detyrojnë të përballen me sekretet që kanë pasur midis tyre, në një natë që nuk mbaron kurrë.
Në vitin 1953, Lufta Koreane po hynte ne fazën finale. Batalioni i Vullnetarëve të Kinës kishte filluar betejën e fundit më të madhe në Kumsong. Në mënyrë që të arrinin në kohë në fushëbetejë dhe të jepnin ndihmë të mjaftueshme në vijën parësore të luftimit,ushtarët duhet të mbrojnë veten e tyre nga bombardimet e pafundme të armikut dhe të garonin me kohën për të riparuar urën,nën mungesën e furnizimeve dhe pajisjeve inferiore. Një histori kjo e rrallë e cila shpaloset dalëngadalë.
Një vajzë e re jeton e fshehur në pamje të qartë në një ndërtesë të shkatërruar të Hong Kongut, pasi një cunami shkatërroi qytetin. Ekzistenca e saj e fshehur, ndryshon përgjithmonë kur një fëmijë i vogël hyn në jetën e saj..
Një shpatë që i jep fuqi mbajtësit të saj u nda dhe u fsheh. Një rebel merr pushtetin dhe organizon një masakër, duke lënë vetëm një të mbijetuar. Tani, vajza e një gjenerali të madh është gjithçka që qëndron midis një tirani dhe dominimit të tij.
Një lagje është përfshirë nga tragjedi misterioze kur një i ri bëhet kanali i një shpirti të panjohur, 'AIYAI' i cili tërheq viktimat në fatet e tyre rrëqethëse.
Ndërsa fluturonte mbi Detin e Trekëndëshit të Dragoit, një aeroplan keq funksionon, duke detyruar një ulje emergjente në ishullin e Krokodilit. Lin Hao, vajza e tij dhe pasagjerët e tjerë përfshihen në një betejë për mbijetesë.
Kur një vorbull misterioze dhe e rrezikshme shfaqet në tropikët e Oqeanit Atlantik, astronautët Belka dhe Strelka dërgohen për të hetuar. Me ndihmën e miqve të tyre të mirë, Belka dhe Strelka duhet të veprojnë përsëri heroikisht dhe të përfundojnë një mision të guximshëm për të shpëtuar planetin së bashku me shtëpinë e largët të miqve të tyre të rinj aliene.
Ndërsa burri i saj është në një udhëtim pune, Gamhee takon tre nga miqtë e saj në periferi të Seulit. Ata bëjnë një bisedë miqësore, por ka rryma të ndryshme, që rrjedhin të pavarura nga njëra-tjetra, si sipër ashtu edhe nën sipërfaqe.
Kur Xhoni, një tridhjetë e pesëvjeçar, i është dhënë vetëm pak muaj të jetojë, ai përpiqet të gjejë një familje të re për djalin e tij tre vjeçar, që ta mbrojë nga kjo situatë e tmerrshme.
Historia e vërtetë e ekipit të shahut të shkollës së mesme "Majemi Jackson",
i cili ishte ekipi i parë i qytetit që fitoi Kampionatin Kombëtar të Shahut në SHBA.
Historia e kampionit të boksit të paraluftës Tadeusz "Teddy" Pietrzykowski, i cili në vitin 1940 mbërrin me transportin e parë të të burgosurve në kampin e përqendrimit të sapokrijuar të Aushvicit.
Jonasi dëshiron të kalojë një verë argëtuese në lumë tek gjyshi i tij, por mamaja e tij ka plane të tjera. Ai ia mbath te shtëpia e gjyshit për të nisur një aventurë plot me shkujdesje, miqësi, gabime dhe rebelizëm
Kjo është historia e një dite në jetën e Elizaveta Glinka-s, drejtuese e fondacionit “Fair Care”, filantropiste, mjeke dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Elizaveta dhe bashkëshorti i saj Gleb do të festojnë 30 vjetorin e martesës. Por kërkesa e pazakontë e babait të një vajze që vuan nga një sëmundje e rëndë sjell shumë rrethana të papritura në në këtë ditë të planifikuar mirë.
Marta, një neurokirurge dyzetvjeçare, bie në dashuri. Ajo lë karrierën e saj të shkëlqyer në Amerikë dhe kthehet në Budapest për të filluar një jetë të re me këtë person. Por dashuria e jetës së saj pretendon se ata nuk janë takuar kurrë më parë.
Një ish-i burgosur kthehet në shtëpi pas 17 vjetësh burg, me shpresën për t’u falur nga të afërmit e njeriut që ka vrarë dhe nga e ëma, që ka mbetur vetëm dhe e sëmurë.