Gaza është një djalë 14-vjeçar që jeton në bregdetin turk të Egjeut. Së bashku me babanë e tij dominues, ai ndihmon kontrabandën e refugjatëve nga vendet e shkatërruara nga lufta drejt Europës, duke u dhënë atyre strehim të përkohshëm dhe ushqim të pakët derisa të përpiqen të largohen. Gaza ëndërron të shpëtojë nga kjo jetë, por nuk mund të mos tërhiqet në një botë të errët të imoralitetit, shfrytëzimit dhe vuajtjeve njerëzore. A mund të mos shndërrohet një përbindësh kur rritet nga një i tillë? Bazuar në romanin e Hakan Günday, që dokumenton krizën e refugjatëve në Europë, "Më shumë" është historia mbërthyese e një djali që duhet të rritet në një botë ku nuk ka vend për pafajësi.
Kur Brajan vendos të zbulojë të vërtetën e dopingut në historinë e sportit, një takim me shkencëtarin rus transformon të gjithë historinë nga një eksperiment personal në një thriller gjeopolitik.
Çetini një burrë i suksesshëm bën një jetë të lumtur me të dashurën e tij të re Exhe. Por një ditë, ish e dashura ambicioze Sara, i bashkohet përsëri jetës së tij me një ofertë pune të pa refuzueshme. Ai ndryshoi qytetin për punën e re duke marrë me vete të dashurën e tij. Por shumë shpejt ai do të shkatërrohet nga zhdukja e Exhes. Exhe ka lënë pas një video lamtumire, por askush nuk e di ku ndodhet ajo. Në një kohë të shkurtër, Çetini përpiqet të plotësojë mungesën e Exhes me Sarën, por kudo sheh gjurmët e Exhes. Sara gjithashtu dëgjon zëra në të gjithë shtëpinë. Çifti gradualisht do të hyjë në një rrugë plot frikë dhe paranojë.
Një muzikant i ri udhëton në Burning Man, një festival unik në mes të shkretëtirës së Nevada, në një përpjekje për tu rikthyer vajzën çapkëne me të cilën është dashuruar.
Një gazetar vendos të marrë trenin nga Uashingtoni për në Los Anxhelos për Krishtlindje
që të marrë frymëzim për një histori në nder të babait të tij të ndjerë.
Ai njeh udhëtarët e tjerë dhe përfshihet nga një flakë e vjetër gjatë udhëtimit me tren.
Një djalë nuk di të flasë me femrat. Shoku i tij e ndihmon të njihen me dy vajza të cilat janë dy motra që vrasin burra të cilat kërkojnë te sakrifikojnë një burrë të virgjër në mënyrë që të kthejne babanë e tyra nga të vdekurit.
Bazuar në historinë e vërtetë të pjesëtarëve të Malit Granit, një grup zjarrfikësish elitarë që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur qytetin nga flakët e një zjarri historik.
Nga rreziku i humbjes së biznesit të tij, Anthoni Roca, një njeri i zakonshëm, zhvillon një mashtrim që do të bëhet grabitja e shekullit. Atij do i duhet të merret me tradhti, vrasje dhe shpagime.
"Fytyrë Lëkura": Një adoleshent fytyrë-mbuluar me lëkurë arratiset nga një spital psikiatrik bashkë me tre tjerë, duke rrëmbyer një infermiere dhe e çon atë në një udhëtim drejt ferrit, ndërkohë ai ndiqet nga një ligjvënës për hakmarrje.
Kur një femër misterioze josh Domenikun drejt një bote të krimit e tradhëtisë ndaj njerëzve të tij më të afërt, skuadra do të përballet me sfida që do t’i testojnë ata si kurrë më pare.
Një hajdut me famë, por edhe karizmatik, bashkohet me dy kriminelë të tjerë për të bërë grabitjen e jetës. Kur një detektiv legjendar francez fillon t'i ndjekë përmes Evropës, atëherë loja ngrihet në një tjetër nivel."
Një çift i ri në Australinë tropikale merren peng nga tre kriminelë të cilët kanë me vete një kuti misterioze. Ata duhet të mbështeten tek guximi dhe dinakëria e tyre për të mbijetuar ndërkohë që një ciklon i madh afrohet.
Kur në një lagje të Buenos Airesit ndodhin disa ngjarje paranormale, një doktoreshë e fushës, një kolegu i saj dhe një ish-oficer policie vendosin të nisin hetimet dhe të zbulojnë misterin.
Yogi dhe Jaya kanë personalitete krejtësisht të kundërta. Ata takohen nëpërmjet një aplikacioni takimesh. Një takim i thjeshtë kthehet në shumë më shumë kur ata ndërmarrin një udhëtim për në Rishikesh.